E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Vukatanë: Projekti ynë vazhdon, Rama i verbër para zhvillimit

berisha-inagurimeShkodër- Kryeministri Berisha, njëherësh edhe kreu i PD-së tha sot gjatë inagurimi të rrugës ‘Vukatane’ në Shkodrë se nëse i jepet një mandat i tretë qeverisës do të vijojë me projektin e investimeve në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore dhe në lehtësimin e barrës fiskale për fërmerët.

Shefi i qeverisë tha se do të heqin akcizën e naftës që përdorin fermerët për tokat e serat e tyre.

Do të rimbursojmë TVSH-në e të gjitha inputeve e vlerës së makinerive e çdo mjeti jetër që ju përdorni pë prodhim. Të bëjmë gjithçka që fermërët shqiptarë të begatohen më shumë e të fitojnë më shumë nga fermat e tyre. Të shkojmë kudo, rruga ul koston e transportit. Do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë në katër anët e vendit, do të rindërtojmë çdo shkollë, do të ndërtojmë e rindërtojmë çdo ujësjellës. Do bëjmë gjithçka që ju të ndiheni qyetar aty ku jeni sa i takon infrastrukturës që fermat tuaja të shumëfishojnë fitimet. Kemi ndërtuar rreth 8 mijë km rrugë në Shqipërinë rurale, shkolla e qindra ujësjellësa e kanalizime. Projekti ynë vazhdon, nuk tërhiqemi nga ky projekt i cili po ndryshon çdo ditë e më shumë jetën e banorëve,-tha Berisha.

Kryeministri sulmoi edhe shefin e opozitës, Edi Rama kur tha: Autobus shtegtar i vetmuar me xhama të zi që nuk lejon të shihet asnjë zhvillim, asnjë ralitetPërpjekje Don Kishotenjë përpjekje për të rilindur pinjollët e Bllokut si pushtetarët e Shqipërisë,-tha kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›