PD, Paloka: I vetmi premtim serioz i Ramës, ai për LGBT
Deputeti demokrat Edi Paloka, i cili është rikthyer në garën e Tiranës, beson se më 23 qershor PD-ja do të maksimalizojë fitoren, e cila e çon drejt mandatit të tretë qeverisës. Z.Paloka thotë për “Gazeta Shqiptare” se ikja e LSI-së nga qeverisja nuk do të krijojë asnjë vakum, pasi me PD-në janë afruar parti të tjera të qendrës së djathtë. Ai flet edhe për garën kryeministrore brenda së majtës, ndërsa e sheh bashkëpunimin e Metës me Ramën si ambicie të kreut të LSI-së për të marrë drejtimin e PS-së.
Z.Paloka, si po ecën fushata elektorale, ku është përqendruar më tepër PD-ja për të fituar besimin e qytetarëve për një mandat të ri qeverisës?
Siç e keni ndjekur dhe ju, fushata elektorale këto ditë është përqendruar në prezantimin e kandidatëve nga të dyja kampet. Është vërtet vetëm fillimi i fushatës, por mendoj se çdo qytetar shqiptar arrin të dallojë ndryshimin e madh që ekziston midis palëve. Berisha edhe këtë herë ka shpërthyer në sheshet e të gjithë Shqipërisë, ndërsa Rama s’po lë vrimë pa gjetur për t’u mbyllur brenda. Dikush përpiqet ta paraqesë këtë si “strategji” të paracaktuar nga Rama e jo si frikë të tij për t’u diskredituar në sheshe. Në fakt këtë “strategji” Rama e nisi pasi u diskreditua në Lezhë, ku tentoi të bënte prezantim në shesh, por e turpëruan, në të njëjtin shesh që Berisha “e derdhi” (siç do thoshin në Lezhë). Për këtë arsye, edhe atje ku ai pretendon të ketë bastionin e tij, atje ku shkoi të kandidonte së bashku me KK e tij, në Vlorë, u detyrua të mbyllej brenda se mos i përnderosej fushata ende pa e filluar. Të njëjtën gjë bëri në Tiranë, ku i mbyllur në Pallatin e Sportit, ish-rezerva i Dinamos, me dajre në dorë, vuri të këndonin këngën e Tiranës kandidatët e tij nga Tepelena që kryesojnë listën e PS-së në Tiranë... Ky njeri që shkon në Shkodër e thotë “jam shkodran”, në Durrës del durrsak e në Vlorë vlonjat, na u prezantua dhe si “dhëndër Tirane”, ndërkohë që nga Tirana u detyrua të ikë si “nuse”, ndërsa së fundi na doli dhe mirditor. Në fakt, e vetmja deklaratë që mund të konsiderohet se e ka sinqerisht është ajo që ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e grupit të LGBT-ve, se që nga ‘90-ta është në krah të tyre. Sidoqoftë, unë do të thosha se dhe fryma e këtyre zgjedhjeve po duket që në fillim. Ka ndonjë që përpiqet ta nënvlerësojë furinë e demokratëve, duke supozuar që sheshet e mbushura janë pasojë e administratës që çohet me përdhunë në mitingje, por problemi është se kjo teori nuk përligj entuziazmin e njerëzve në këto mitingje... Dhe ky për ne është vetëm fillimi.
Ju kandidoni në Tiranë këtë herë, por pse ky rikthim në kryeqytet dhe pse lëvizët nga qarku i Lezhës?
Jam rikthyer në Tiranë dhe jam rikthyer pikërisht atje ku kam lindur e kam kaluar një pjesë të fëmijërisë, në lagjen e Kombinatit, i bindur se dhe kjo pjesë e lënë deri më sot jashtë Tiranës, më 23 qershor do t’i bashkohet në fillim politikisht kryeqytetit e pastaj me gjithshka tjetër. E them këtë, sepse fatkeqësisht njësia nr.6 e Tiranës duket sikur është e vetmja që ka mbetur jashtë kryeqytetit. Është një nga njësitë më me probleme në Tiranë dhe njësia që, megjithëse ka votuar pothuajse gjithnjë majtas dhe është administruar gjithë kohën vetëm nga e majta, kurrë nuk është vlerësuar nga ai që për gati 12 vjet drejtoi Bashkinë e Tiranës e që drejton PS-në, Rama.
A është normale që kreu i demokratëve të Tiranës të kandidojë në qarkun e Lezhës, siç është rasti i z.Aldo Bumçi?
Aldo ka qenë deputet në Lezhë dhe në funksion të maksimizimit të votave është bërë dhe kjo lëvizje. Por nuk është kandidimi i Aldos në Lezhë që duhet të bëjë përshtypje, por kandidimi i Edvin Ramës në Vlorë. Kryetar i Bashkisë së Tiranës për më shumë se dhjetë vjet, Rama u detyrua të shkojë e kandidojë bashkë me KK në Vlorë, sepse e dinin mirë se çfarë efekti do të kishte kandidimi i tyre në Tiranë, pas asaj që i kanë bërë Tiranës e që në fakt ia dha përgjigjen një herë më 2011-ën. Prandaj Rama, nga ‘dhëndër’ Tirane shkoi ‘nuse’ në Vlorë.
Si e konsideroni lënien jashtë listës së PD-së të disa prej emrave të saj të njohur, që kanë vite në PD?
Sigurisht që lista e PD-së do të kishte ndryshime dhe në këto lista mund të ketë emra që mungojnë, por e sigurt është që ata kanë qenë dhe mbeten figura të vlerësuara e të respektuara në PD. Shumica e tyre kanë qenë ministra të qeverive demokratike, deputetë për 20 vjet, kanë qenë dhe mbeten personalitete të PD-së, absolutisht të respektuar nga kjo parti, dhe unë gjej rastin t’i shpreh dhe respektin tim personal gjithsecilit prej tyre.
Pavarësisht kritikave, a duhej realisht që në listën e PD-së të ishin edhe Selami Xhepa, Marku apo Alibeaj?
Ky është një spekulim aspak i ndershëm. Askush nuk është “dënuar” për kritikat që mund të ketë bërë në raste të caktuara. Unë mund të jem shembulli më i mirë për të vërtetuar të kundërtën. Jam nga ata që në vazhdimësi kam shprehur mendime që ju gazetaret i keni konsideruar si “kritika” dhe kjo është bërë publikisht. Askush nuk ka pasur e nuk do të ketë pasoja në PD për shprehjen e mendimit të tij dhe për përpjekjet që mendimin e tij ta kthejë në vendim të grupit, por në momentin që grupi merr një vendim, atëherë të gjithë jemi të detyruar ta zbatojmë atë vendim, pavarësisht mendimit tonë. Në demokraci vendos shumica. Zotërinjtë që ju përmendni, zoti Xhepa, Alibeaj dhe Marku, mbeten nga njerëzit më të respektuar në PD dhe nga personalitetet më të spikatura në fushat e tyre.
Sa mandate pretendon PD-ja të marrë në shkallë vendi dhe sa në Tiranë?
Unë nuk do të them se sa pretendojmë të marrim, pasi do t’ju dukej si propagandë, por ju siguroj që në llogaritë tona, jo vetëm do të marrim mandatin e tretë për të qeverisur, por qeverisja e ardhshme e demokratëve dhe koalicionit do të jetë shumë më e konsoliduar se ajo e mandatit që kaluam.
Çfarë ndikimi do të kenë aleatët tek rezultati i PD-së, a janë ata garant i fitores së PD-së pas ikjes së LSI-së?
Mendoj që fitorja e mandatit të tretë do të jetë sigurisht edhe kontribut i aleatëve. Largimi i LSI-së është pasuar nga afrimi i disa partive të tjera të qendrës dhe qendrës së djathtë, që edhe nga pikëpamja numerike po ta shohim, duke pasur parasysh sistemin e zgjedhjeve, favorizojnë fitoren e koalicionit tonë.
A po futen në PD njerëz pa kontribute, duke zëvendësuar ata që kanë dhënë ndër vite për PD-në? Çfarë rreziku përbën kjo për të djathtën?
Afrimi i njerëzve të rinj në krah të atyre me përvoje në PD nuk mund veçse të jetë pozitiv në ecurinë e Partisë Demokratike.
Ka zëra se ndryshimi i listës së qarkut të Shkodrës ka dobësuar pozitat e znj.Topalli në PD. Realisht, kështu po ndodh?
Edhe ky është një spekulim i mediave, një spekulim banal.
Në cilat qarqe të vendit PD-ja pretendon të shtojë mandatet dhe në cilat qarqe rrezikon të humbasë?
PD-ja mbron me siguri të gjitha mandatet e saj në të gjitha qarqet, synon dhe merr me siguri pothuajse 100% mandat plus, në Fier, në Lezhë dhe në Tiranë, dhe synon për mandate të tjera si koalicion në dy qarqe të tjera të mëdha.
Opozita po përgatitet të vijë në pushtet; sipas jush, cilat janë shanset e saj?
Opozita gjithnjë përgatitet të vijë në pushtet, kjo është detyrë e opozitës, por kjo opozitë, e drejtuar nga Edvin Rama, nuk do të vijë kurrë në pushtet. Ne kemi në mënyrë absolute mbështetjen e shqiptarëve, por derisa të kemi dhe mbështetjen e Ramës, nuk do të humbasim kurrë. Me një “aleat” si Rama ne, edhe po të duam, edhe sikur pa bërë asgjë të qëndrojmë, nuk humbasim dot. Rama nuk na lë të humbasim! Në këtë aspekt ai është aq egoist sa nuk lë gjë pa bërë që humbjet t’i ketë të gjitha për vete.
Opozita duket se ende s’e ka ndarë mendjen se kush do të jetë kryeministri i saj nëse vjen në pushtet, por si e pritët deklaratën e Nasip Naços, se Ilir Meta do të jetë kryeministri i ri i vendit?
Nuk kemi të bëjmë vetëm me një deklaratë të Nasip Naços, por me një synim që për mua është më se i qartë edhe për vëzhguesin më të pavëmendshëm apo më të trashë. Do të jap një përgjigje, jo si politikan, por si e shoh unë pas një analize të thjeshtë.
Analistët e Ramës kërkojnë ta paraqesin bashkimin e Metës me Ramën si shenjë të faktit që Meta e ndjeu se pushteti do të kalonte majtas. Në fakt, të gjithë e dinë që nuk është kështu, përkundrazi. Pas largimit të disa partive dhe individëve me reputacion nga Rama dhe bashkimit të tyre me Berishën, si dhe pas gafave të njëpasnjëshme politike të Ramës, qëndrimi dhe i LSI-së në koalicionin e qendrës së djathtë do të bënte që të mos kishte fare garë elektorale dhe Rama të përfundonte me 40 deputetë në Parlament. Por largimi i Metës nga e djathta dhe bashkimi me Ramën nuk ndodhi se Metës i erdhi keq për fundin që do të kishte Rama. Për mua gjithçka lidhet me ambiciet e Ilir Metës, që janë shumë më të mëdha sesa bërja pjesë në një qeverisje të qendrës së djathtë. Meta prej kohësh ka pretenduar të drejtojë të majtën dhe sigurisht këtë nuk mund ta bënte duke qenë në një koalicion me qendrën e djathtë. Metës i duhej të bashkohej si një aleat dhe përfaqësues i denjë i së majtës. Bile ai e detyroi Ramën që, pas gjithë sulmeve e sharjeve që i kishte bërë, ta priste në gjirin e së majtës si shpëtimtarin e vetëm.
Sipas jush, në këto kushte, Ilir Meta është në pritje...?
Në pritje të humbjes së radhës së Ramës e largimit të tij nga PS-ja, ku natyrshëm më pas do të zinte vendin e drejtuesit, si i vetmi kandidat, pikërisht ai, Ilir Meta. Pra Ilir Meta u bashkua me Ramën vetëm për të qenë pranë tij në momentin që ai do të humbasë e që pastaj ta kapë për veshi e ta largojë nga PS-ja.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)