Rama në Belsh: Rilindje qarkut me papunësinë më të madhe në vend
Belsh- Partia Socialiste është ndalur të hënë në qarkun e Elbasanit, për të prezantuar kandidatët për deputetë.
Në ndalesën e parë për sot në Belsh, kryesocialisti Rama është shprehur se ky është qarku me më shumë papunësi në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj siç tha Rama, Ne kemi nje program qe në radhë të parë është për rilindjen e fshatit.
Ai premtoi se me votën për Partinë Socialiste në 23 qershor do të jenë vetë shqiptarët që do ti hapin rrugën ndryshimit të jetës së tyre. Sipas tij, përveç zymtësisë dhe gropave, në Belsh nuk është parë asgjë e mirë në këto katër vite.
Rama shoqërohej nga kandidatet për deputetë të zonës së Elbasanit, mes të cilëve Musa Ulqini dhe Ben Blushi.
Sipas Ramës, Musa Ulqini do të jetë një forcë e madhe për banorët e kësaj zone për të realizuar nevojat që ka kjo zonë.
Për ta sjellë Musain këtu në Belsh dhe në Dumre na u desh të marrim përsipër zemërimin e shumë socialistëve në Tiranë, që e donin Musain aty. Sepse me Musain deputet në të shkuarën kanë pasur provën e madhe të të qenit bashkë çdo ditë, që në parlament i ka përfaqësuar me dinjitet dhe që vendin nuk e ka patur në karrigen e parlamentit por në komunitet mes njerëzve. Ne jemi të sigurt që me Musain deputet këtu ju keni fituar një fuqi të madhe më shumë dhe ne nesër në qeveri do kemi një dhimbje koke më shumë, sepse jam i bindur që Musai nuk do të na ndahet për të realizuar të gjitha premtimet këtu dhe për tju mbështetur të gjithëve ju në familje, biznesin tuaj të vogël, apo atje në fushë.- tha Rama.
Më parë gjatë ditës, në një postim në rrjetin social Tëitter, Rama njoftoi se më pas do të ketë takime me banorët në Cërrik, Tregan, Bradashesh dhe më pas në qytetin e Elbasanit.
Belsh, Cerrik, Tregan, Bradashesh, Elbasan qytet, stacionet e dites se sotme ne rrugen e fitores per Rilindjen e Qarkut te Papunesise se Madhe!- shkruan Rama.