E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Wall Street Ne treg eurobondi shqiptar

Kryeministri prezanton reformat Qeveria do te tentoje eurotregun. Kriza greke na detyroi terheqjen ne pranvere

Nga Nju Jorku Kryeministri Sali Berisha lajmeroi se eshte koha per te nxjerre ne treg eurobondin shqiptar. Gjate nje takimi me kompanine financiare dhe investuese te Wall Street Kryeministri i vendit beri te qarte se qeveria shqiptare do te tentoje serish eurotregun. Para kompanive te Wall Street kreu i qeverise shqiptare prezantoi aspektet me te favorshme te ekonomise shqiptare. Duke iu referuar eurobondit Berisha sqaroi se per shkak te krizes greke qeveria shqiptare u terhoq ne pranvere por tani do te tentoje serish tregun. Gjate takimit me kompanite financiare te Wall Street Kryeministri Berisha mbrojti ritmet e rritjes ekonomike te Shqiperise duke permendur shifren 5 si nivelin e rritjes ekonomike. Per te terhequr investimet e huaja Kryeministri eshte ndalur edhe tek sektoret me fitimprures por edhe ne politiken e taksave te uleta qe qeveria te cilen ai drejton po aplikon. Kryeministri Berisha i cili po merr pjese ne punimet e Asamblese Parlamentare te Kombeve te Bashkuara u takua me kompani financiare dhe investuese te Wall Street-it burses kryesore te Nju Jorkut. Kryeministri Berisha u beri nje ekspoze te ekonomise shqiptare lehtesite qe ofron Shqiperia per celjen e nje biznesi dhe menyren se si ekonomia shqiptare e perballoi krizen ekonomike boterore. Dy argumente te tjera te kesaj ekspozeje ishin eurobondet pra bonot e thesarit te emetuara nga qeveria shqiptare ne euro dhe kontratat per hidrocentralet private. Kete vit iu drejtuam eurotregut. Deutche Bank dhe Morgan ishin optimiste lidhur me eurobondin shqiptar. Por kjo nuk ishte koha e duhur per shkak te borxhit grek dhe kjo u pa edhe ne diten kur do te takonim investitoret ne Londer por ne mengjes borxhi grek shenoi piken maksimale. Ne u terhoqem po keshtu edhe 8 qeveri te tjera. Tani do te rikthehemi. Ne nuk jemi vend qe perdor euron por ne jemi nje ekonomi me permasat e euros. Kjo pati efekte vitin e kaluar. Megjithate monedha jone eci me mire se te gjitha monedhat e tjera jashte eurozones - u shpreh z. Berisha. Vendi im nuk eshte nje vend i madh eshte nje vend i vogel ne harte por me potenciale te medha ne fushen e energjise nje vend i bekuar plot me ujera... Fale nje ligji shume te favorshem ne ia dolem qe te hapim nje gare shume te mire per ndertimin e hidrocentraleve dhe keshtu ne dy vite qeveria shqiptare nenshkroi 220 kontrata per te ndertuar 220 hidrocentrale. Nje prej tyre do te jete me i madhi ne Evrope sepse do te ndertohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statgraft por gjithashtu ka nga e gjithe bota. Puna ka filluar per ndertimin e 36 prej tyre - u shpreh z. Berisha. Vendi im - shtoi ai - ka nje vije bregdetare te gjate dhe ka gjithashtu lartesine mesatare mbi nivelin e detit ne Evrope. Ai vuri ne dukje se investimi ne energjine e eres eshte nje tjeter mundesi e mire dhe kjo ceshtje eshte marre ne shqyrtim dhe ka filluar investimi ne kete fushe. Ne mbetemi te hapur ndaj burimeve te tjera te energjise perfshire edhe energjine berthamore. Une besoj qe ky eshte burimi me konstant dhe me i pasur i energjise per kete arsye vendi im nuk duhet te privohet por duhet te perfitoje nga ky burim energjie - theksoi z. Berisha. Gjate punimeve te Asamblese se Kombeve te Bashkuara Kryeministri Berisha do te mbaje nje fjale ne samitin Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›