Berisha per Forbes Politika me e mire taksat e uleta

Kryeministri Sali Berisha gjate vizites qe po zhvillon ne Nju Jork ku po merr pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dha nje interviste televizive per grupin prestigjioz mediatik Forbes. Gjate kesaj interviste Kryeministri Berisha foli gjeresisht per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi duke iu pergjigjur keshtu interesit te gazetareve te ketij grupi mediatik lidhur me faktin e rritjes ekonomike qe shenoi Shqiperia ne kohen e nje prej krizave me te medha financiare boterore. Kryeministri theksoi se kjo performance e ekonomise shqiptare vjen si rezultat i reformave te thella ekonomike dhe fiskale te ndermarra nga qeveria shqiptare gjate 5 viteve te fundit dhe perpjekjeve te saj te vazhdueshme per te krijuar nje klime sa me miqesore per bizneset dhe investitoret. Duke vene ne dukje faktin se ne vitin 2009 Shqiperia ishte nje nga dy vendet me rritjen me te madhe ekonomike Kryeministri u shpreh se kete vit vendi yne pritet te kete nje rritje ekonomike prej 4-5. Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se nje rol te rendesishem luajten politikat ekonomike per pergjysmimin e taksave duke e shnderruar Shqiperine ne vendin me taksat me te uleta krijimi i One Stop Shop reduktimi i lejeve dhe licencave etj. Kryeministri tha gjithashtu se Shqiperia renditet nder vendet e vetme ne bote me prokurime teresisht elektronike dhe per kete u nderua nga OKB-ja me cmimin e ekselences duke e vleresuar kete arritje te qeverise shqiptare ne kuadrin e luftes me zero tolerance kunder korrupsionit. Me pas Kryeministri foli gjithashtu per investimet e rendesishme ne infrastrukturen e vendit duke theksuar se ato do te jene ne vijimesi nje nder prioritetet kryesore te qeverise shqiptare. Gjate intervistes se tij Kryeministri u ndal gjithashtu ne ecurine e nje projekti shume te rendesishem per shqiptaret Shqiperia ne moshen dixhitale i cili po perparon me sukses drejt realizimit. Kryeministri foli gjithashtu per projekte ne fushen e bujqesise ku vecoi projektin me te ri te ndermarre nga qeveria ate per druret frutore ku perfshihet arra lajthia geshtenja shega dhe bajamja. Kryeministri shprehu bindjen se ky program kombetar i cili do te ndikoje ne uljen e varferise do te jete po aq i suksesshem sa zbatimi i nje projekti tjeter kombetar ai i ullirit. Ne intervisten e cila zgjati rreth 30 minuta Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare eshte e angazhuar per te vazhduar me reforma te thella dhe te gjithanshme ne menyre qe Shqiperia te jete nje histori suksesi per te gjithe investitoret vendas dhe te huaj.