Berisha në analizën e punës vjetore të Policisë
Duke përshendetur arritjet e policisë gjatë këtij viti, Kryeministri Berisha theksoi se duhet të ndalet në disa probleme që policia përballet direkt. Firmat piramidale, kanabisi i Lazaratit, të drejtat e njeriut, pastrimi i parave e zgjedhjet kane qene disa nga temat
TIRANE-Firmat piramidale, kanabisi i Lazaratit, të drejtat e njeriut sa u përket të burgosurve dhe pastrimi i parave janë komentuar gjatë nga Kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisë ndodhej sot në analizën që i bë punës vjetore të Policisë së Shtetit.
Krimi ekonomik
Duke përshendetur arritjet e policisë gjatë këtij viti, Berisha theksoi se duhet të ndalet në disa probleme që policia përballet direkt. “Perqendrohuni ne luften kunder krimit ekonomik”, tha Berisha duke këshilluar që doganat të kthehen në agjentë antidrogë.
Duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë ne nivel institucional, kryeministri bëri thirrje që në luftën kundër krimit ekonomik, autoriteti shteteror kunder pastrimit te parave të japë frute.
“Pallatet tani shumica ndërtohen me para te pastra. Paralares prokuroria dhe shteti. Nuk ka para me toksike se parate e krimit”, th Berisha.
Piramidat
Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi s’e skemat piramidale lulëzuan në ’97 për shkak të neglizhencës së qeverisë së atëhershme. “Qeveria nuk i inkurajoi piramidat, por u krijoi lehtësirat. Piramidat tek ne janë një mësim për tu nxjerrë e për tu mbajtur shënim”, cilësoi Berisha.
Droga Lazarat
Për kreun e qeverisë puna e policisë duhet të jetë më efikase në zona të cilësuara si të paprekshme sic njihet rëndom Lazarati. Duke qëndruar në këtë temë, Berisha i kërkoi Policisë së Gjirokastrës të rrisë përpjekjet dhe të dërgojë për ndekje penale kryetarë komunash që tolerojnë që në zonat e tyre të mbillet kanabis. “S’mund të pranoj qëndrimin në Gjirokastër. Lufta kundër drogës ka njohur rezultate, por s’mudn të flas për zero tolerancë në rast se priten vetëm 500 rrënjë kanabis. I keni mjetet e duhura për të korrur sukses, doni financime për të të fotografuar territorin atje, kërkojeni dhe ne e bëjmë”, tha Berisha.
Të drejtat e njeriut
Në analizën vjetore të policisë së Shtetit, Berisha kritikoi edhe kushtet në burgje duke theksuar se është shumë e rëndësishme zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
”Të drejtat e të burgosurve të mbikëqyren rreptësisht pasi kushtet në burgje nuk janë shumë të mira”, tha berisha duke këhsilluar që të miturit të të trajtohen me psikologë.
Zgjedhjet
Në fund të fjalës së tij, Berisha i përcolli Policisë Shqiptare një mesazh të qartë dhe të prerë. Duke u kujtuar që viti 2009 është një vit zgjedhjesh, Berisha kërkoi që policia të mos bëjë pushime, të mos dobësojë punën. Për kryeministrin, policia është pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor, pasi do të bëjë transportin e votave.
(d.b/BalkanWeb)