Berisha në bastionin e PS: Do të shtojmë investimet
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një vizitë në zonën elektorale të deputetit socialist Erion Braçe. Kritikave të deputetit Braçe në media se "Kryeministri po mashtron me investime", Berisha i është përgjigjur sërish me premtimet për investime. Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e fazës së parë të rikonstruksionit të rrugës së Vakëfit, në qytetin e Beratit. Rikonstruksioni i fazës së parë të kësaj rruge, me gjatësi 1.2 kilometra, është financim me vlerë 50 milionë lekë dhe pas saj do të vazhdohet me fazën e dytë për përfundimin e plotë të rrugës. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.
Kryeministri Berisha tha se qeveria është e angazhuar në një seri projektesh e investimesh për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Beratit dhe projektesh të tjera.
Braçe
Ndërkaq, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka kundërshtuar dje deklarimet e bëra nga Kryeministri Berisha se në Qarkun e Beratit janë shtuar investimet. Në një konferencë për shtyp, Braçe ka theksuar se Kryeministri Berisha vijoi turin e tij politik në Komunën e Otllakut, duke përuruar mes të tjerave edhe punë e vepra publike të nisura që në kohën e socialistëve, por që me ardhjen e tij në pushtet financimi për to u harrua për tre vite me radhë. Për të argumentuar deklaratën e tij, Braçe ka dhënë një sërë shifrash dhe faktesh në lidhje me ndërtimet që janë bërë nëpër komunat e Beratit për vitet 2003-2004-2005, ku janë ndërtuar shkolla, ambulanca rrugë etj. Pasi ka publikuar një sërë shifrash, Braçe ka theksuar se "i dhamë të gjitha këto për të treguar ritmin e punës dhe fondet e alokuara, për të cilat ka nevojë një zonë, që në vitin 1995, për shkak të keqqeverisjes së Kryeministrit Sali Berisha u godit nga kolera". Për vitin 2006 dhe 2007, tha Braçe, qeveria e Kryeministrit Berisha ndërpreu financimin për përfundimin e kësaj vepre publike. Ky financim u bë i mundur falë presionit të madh të autoriteteve të qarkut dhe deputetëve të Beratit në fillim të këtij viti.