Të rrezatosh në qiejt e botës sonë
Vetëm vdekja ia arrin të befasojë si askush. E tillë u tregua ajo edhe me Tanin. E fshehtë, e errët, dinake, e pamëshirshme. Arriti ta marrë duke na lënë pa gojë, qindra gazetarë dhe punonjës të medias. Ca më të afërt në shoqëri me të, ca që vetëm kishin gjerbur një kafe rastësore në klubin e "TOP"-it, të tjerë ndoshta patën këmbyer vetëm përshëndetje kalimthi nëpër korridoret mediatike. Por të gjithë, të bashkuar në ndjenjën se me atë njeri të pazakontë, që sot s‘është më dhe që rrallë është parë në ekranet që i detyrohen aq shumë, lidhet zhvillimi më i pazakontë i medias në Shqipërinë e viteve të tranzicionit.
Media shqiptare nuk do të ishte ajo që është sot pa Dritan Hoxhën, pa guximin e tij investues që arriti në pak vjet, të sfidojë imagjinatën e gjithkujt. Një prakticitet dhe sens biznesi si elementë të padukshëm të një vizioni të pazakontë për sytë dhe mendjet e atyre që e rrethonin, pleksur me një devocion të hatashëm për ekranin dhe teknologjitë më të sofistikuara, e shndërruan në realitet të ndritur mediatik atë që për jo pak, mendohej si aventurë dhe që në fakt, mbetet një luks apo synim, edhe për shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria ende e varfër. Sikur Shqipëria të kish ecur në të tjera drejtime me tempin që i imponoi medias njeriu që u shua tragjikisht dje, sot ajo do të kish një tjetër famë nëpër botë.
Sepse, në sajë të këtij manjati të habitshëm, energjik dhe të pabujshëm, në Shqipëri u zhvillua një grup mediatik i rrallë dhe, në fakt, ndër gjërat e rralla që ka sfiduar tranzicionin e ngathët dhe konfliktual shqiptar duke rendur me shpejtësi shumë përpara se ai, madje duke sfiduar edhe Evropën. Nëse vërtet ka ndonjë arritje në këto vite të turbullta, të cilën vërtet mund t‘ia tregojmë krenarisht dhe pa drojë botës, madje që nxitojmë t‘ia tregojmë si për të kompensuar prapambetjen në drejtimet e tjera, këto janë "Top Channel"-i apo platforma "DigitAlb". Këto krijesa të mëdha mediatike u bënë streha e krenarisë kombëtare për gazetarë dhe shqiptarë në Atdhe dhe kudo në Botë. Por jo vetëm kaq. Grupi mediatik, ndërtimin e të cilit Tani e ndërmori me guximin sfidues të një eksploratori, duke përqeshur skepticizma dhe mosbesime, u bë një nga mbrojtësit e lirisë së fjalës dhe të lirisë së medias në Shqipëri.
Dhjetëra reporterë, gazetarë, operatorë, editorë ndjejnë sot dhimbje dhe mungesë të thellë për njeriun, pasioni dhe devocioni i të cilit për median, u dha mundësinë të realizohen, të ushtrojnë profesionin e tyre, të zhvillojnë pasionin e tyre. Dhe ky shans është, as më shumë dhe as më pak, liri. Aq më tepër në një vend si Shqipëria ku talentet dhe pasionet, ëndrrat dhe shpresat, ambiciet dhe projektet, janë të kërcënuara më shumë se kudo nga kurthet skllavëruese të pamundësisë dhe varfërisë. I konkurruar ashpër dhe, në jo pak raste, jo dhe aq ndershmërisht, por akoma më shumë, edhe i urryer dhe i luftuar nga të gjithë ata që i rrënon fjala e lirë, "TOP-i i Tanit" u bë edhe mbrojtësi i lirisë së gazetarëve si profesion.
Bashkimi i lirisë me standardet më të larta teknike dhe profesionale, e bënë median e themeluar nga Dritan Hoxha, të pakonkurrueshme nga asnjë media tjetër, duke i falur një triumf të vërtetë. Sulmet e pandershme dhe qëndresa profesionale ndaj tyre, shtonin edhe më shumë audiencën, urrejtja nuk arrinte ta vriste, por e bënte edhe më të dashur për njerëzit, edhe më të kërkuar nga audiencat. "Top Channel" u dha mundësinë shumë aspiruesve të bëhen gazetarë dhe shumë të tjerëve të mbeten gazetarë. "Top Channel" i mbrojti gazetarët dhe gazetarët e mbrojtën "Top Channel"-in. Dhe te kjo aleancë e shenjtë e grupuar rreth lirisë së profesionit të fjalës së lirë, qëndron një nga magjitë e një suksesi po aq të magjishëm mediatik. Por në themel të kësaj formule suksesi të ngjizur me një nyje lirie, qëndronte merita e themeluesit të kësaj bote mediatike sovrane, që u dha mundësinë njerëzve të medias të ndihen sovranë të pushtetit të tyre.
Është merita e heshtur dhe jo aq e mediatizuar e atij njeriu, që si rrallë ndonjë themelues mediatik, nuk u braktis kurrë nga intuita se liria është një element thelbësor suksesi në recepturën e një industrie të fjalës të themeluar me misionin e shenjtë jo për të manipuluar, por për të informuar njerëzit, jo për t‘i vënë në gjumë, por për t‘i zgjuar, jo për t‘i shndërruar ata në shërbëtorë, por për t‘i shërbyer lirisë, jetës dhe gëzimit të tyre. Dhe nëse ka raste kur fataliteti i vdekjes të detyron të bësh një bilanc dhe kur mund të thuash se njeriu është vetë vepra e tij, ne padyshim ndodhemi para një rasti të tillë. Çfarë ishte Dritan Hoxha që na trishtoi dhe shtangu me ikjen e beftë dhe të pa lajmëruar nëpër natë? Një media rrezatuese që sot shpërndan sinjalet e Shqipërisë nëpër të gjithë qiejt e botës sonë.