Presidenti Topi, sot në Izrael, i ftuar nga Shimon Perez

Presidenti, Bamir Topi
TIRANË – Presidenti Bamir Topi është nisur sot drejt Izraelit. Me ftesë të Presidentit izraelit, Shimon Perez, ai do të marrë pjesë në konferencën presidenciale, “Përballja me të nesërmen”, e cila do të zhvillohet në Jeruzalem. Presidenti Topi do të mbajë atje edhe një fjalim, kushtuar temës: “Ekonomia botërore – a do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet?”.
Presidenti Topi me këtë rast pritet të zhvillojë edhe një takim zyrtar me Presidentin e Izraelit, Shimon Perez, si dhe me personalitete të tjera të ndryshme botërore të politikës, ekonomisë, sociologjisë etj.
Konferenca e katërt presidenciale në Izrael do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë, teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë, si dhe përfaqësues të brezit të ri të liderëve në fusha të ndryshme nga mbarë bota. /M.A./