E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i OSBE-se apel politikes per permbylljen e reformave

Detyra prioritare e klasës politikë është përmbyllja e reformës parlamentare. Kështu ka deklaruar kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth i cili u ka bërë apel partive poltike për rëndësinë në besueshmërinë e sistemit zgjedhor, ndaj dhe duhet të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar këtë reformë.
“Deri tani është bërë një punë e mirë, e rëndësishme, e zgjeruar dhe intelektuale nga dy bashkëkryetarët dhe spektri politik. Një punë në bashkëpunim dhe dialog me OSBE/ ODIHR që kanë kontribuar në amendamentet e Kodit. Është e rëndësishme për besueshmërinë e sistemit zgjedhor që të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar këtë reformë. Dy çështje që duhet të trajtohen është kompozimi i KQZ dhe mënyra si do trajtohen ankesat pas përfundimit të zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme që të merren dhe hapat e fundit për mbylljen me sukses të kodit dhe kësaj reforme”, vuri në dukje Vollfarth.
Sipas ambasadorit, pas zgjedhjes së presidentit, politikanët e kanë mendjen e lirë dhe duhet të angazhohen seriozisht në përmbushjen e reformave, atë zgjedhore, parlamentare, reformën në gjyqësor dhe çështjen e imunitetit të zyrtarëve. I pyetur nga mediat për një datë të fundit kur duhet të përfundojë reforma zgjedhore, ambasadori Vollfarth u shpreh se “vetë liderët e partive e kuptojnë se sa vendimtare janë javët e fundit dhe i ftoj të punojnë për përmbushje të suksesshme të reformës”.
Këto deklarata ambasadori i OSBE-SË Vollfart i bëri pas pas tryezës së rrumbullakët për rritjen e pjesëmarrjes së grave në partitë politike në Shqipëri.
Sipas kreut të kësaj prezence, ambasadorit Volfarth fatkeqësisht rezulton se pjesëmarrja e grave në politikë vazhdon të jetë shumë e ulët në Shqipëri dhe kjo duhet të zgjidhet që tani e tutje.
Për këtë arsye, ambasadori Volfarth i kërkoi klasës politike kërkoi një punë më të madhe në këtë drejtim.
Njëkohësisht ambasadori i OSBE-së shprehu angazhimin e kësaj prezence për kontribuar në realizimin sa më të plotë të barazisë gjinore në vendin tonë. 
Në këtë tryezë referuan dhe deputetët të Kuvendit, si deputetja e PD-së, Mesila Doda, deputetja socialiste, Valentina Leskaj, të cilat duke folur për angazhimin e grave në politikë i mëshuan me forcë faktit se pavarësisht punës që duhet bërë, më së pari klasa politike duhet të respektojë ligjin mbi një çështje të tillë.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›