Rama apel qeverise te nise negociatat me Athinen per kufirin detar

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, se pasuritë në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk mund të shfrytëzohen, pasi ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes dy vendeve, kryesocialisti Edi Rama, u shpreh i shqetësuar për përfitime sipas tij, vetëm të palës greke. Nga selia e PS-së, Rama i kërkoi qeverisë të nisë menjëherë negociatat me Athinën për përcaktimin e kufirit detar me fqinjin jugor.
“Marrëveshja aktuale edhe harta bashkëngjitur saj është një zonë e minuar për marrdhëniet mes dy vendeve. Rishikimi i hartës dhe vendosja e vijës së kufirit ku i jepet fund marrëveshjes pezull dhe potencial konflikti është domosdoshmëri. Qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësinë dhe të ulet pa humbur asnjë ditë me fqinjët. Deti Jon është pasuri e përbashkët dhe dy popujt kanë të drejtë të përfitojnë. Askush nuk mund të përfitojë në kurriz të tjetrit. TAP nuk mund të pengohet. Nuk duhet të cënohet perspektiva e zhvillimit ekonomik. E papranueshme që kjo marrëveshje, që është e domosdoshme për ardhmërinë e dy vendeve, të bëhet vatër ku marifetcinjtë politikë t’i fryjnë zjarrit për konflikte, që s’kanë asgjë të përbashkët me BE”
Rama tha se është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë që 100 vjetori i pavarësisë, të mos e gjej vendin të copëzuar. Me parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufirit detar.