E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne grupin e PD flet per Francen

E hene 12 Dhetor 2011 1713 SALI BERISHAIsh deputeti demokrat Bujar Leskaj pritet te votohet ne krye te KLSH me votat e mazhorances pasi opozita eshte shprehur publikisht kunder. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e grupit parlamentar ne pjesen e mbyllur per kamerat keshtu qe qendrimi u mesua nga Vizion Plus nga burime brenda mbledhjes. Por duket se nuk ka qene e lehte te arrihej ne kete perfundimduke marre ne konsiderate se mazhoranca ka shkelur afatet e percaktuara ne rregulloren e kuvendit per shqyrtimin e dekretit. Presidenti e dekretoi Bujar Leskaj ne 17 nentor cka parashikonte shqyrtimin nga komisioni i ekonomise brenda dates 8 dhjetor koha 3 javore per shqyrtimin e kerkeses ne baze te nenit 111 pika 3 e rregullores. Me paraqitjen e kandidaturave Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjehere komisionit perkates i cili vendos nese kandidaturat i plotesojne kushtet ligjore brenda tre javeve nga marrja e kerkeses. 71 vota te mazhorances jane te mjaftueshme qe ish ministri i kultures Bujar Leskaj te ulet ne karrigen e kryetarit te KLSH. Me heret shumica rrezoi ish deputetin demokrat Sali Shehu me argumentet e mos konsultimit nga ana e presidentit por edhe mungesen e ekspertizes ne ekonomite zotit Shehu. Ne pjesen publike te mbledhjes se deputeteve demokrate Berisha eshte ndalur gjate ne takimet qe zhvilloi javen e kaluar ne France. Ne takimin me homologun francez e njoha edhe me bllokimin qe i beri opozita procesit per dy vite duke mos votuar ligjet me 3/5 ne kuvend me idene se ne kete menyre do mund te demtonin qeverine por demtuan statusin dhe bllokoi marrjen e tij sikunder e njoha kryeministrin me zhvillimet e fundit per punen normale te opozites ne parlament shprehet Berisha. Shefi i ekzekutivit shtoi se kishte marre garanci per inkurajimin e bizneseve franceze per te investuar ne vendin tone kryesisht ne fushen e energjise se rinovueshme. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›