Memaliaj, grabitet me armë filiali i një banke
Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kercenimin e armës, filialin e një banke në Memaliaj.
Ngjarja është sinjalizuar pak minuta më parë, ndërsa mësohet se rreth 20 milion lekë janë grabitur. Personat të cilët kanë grabitur lekët kanë qënë të armatosur dhe të maskuar.
Policia sapo është njoftuar për ngjarjen, ka shkuar në vend dhe ka nisur hetimet.