E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton-Fyle: Presim përparim të Serbisë për në BE

Serbia duhet të bëjë hapat përfundimtarë, në mënyrë që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ta fitojë statusin në BE. Ka qënë kjo kërkesa e drejtuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule.  Në thelb të çështjes sipas tyre është dialogu mes palëve.

Marrëveshja e fundit, e arritur para një jave dhe sinjalet pozitive të paradokohshme në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, tregojnë se në mënyrë të vendosur lëvizim në drejtim të duhur, deklaruan Ashton dhe Fule.

Përpos vlerësime pozitive, në kundërshtim me të gjithë rrjedhën e ngjarjeve ka qënë Zëvendëskryeministri serb në dorëheqje, Bozidar Djelic, i cili ka thënë se Serbia nuk e ka të garantuar marrjen e statusit as në muajin mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›