E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpritet festa e PD-së, Berishës i bie të fikët në sallë (VIDEO)


Kryeministri i vendit Sali Berisha ka ndërprerë fjalimin e tij gjatë 21-vjetorit të Partisë Demokratike.  Berisha është kontraktuar gjatë mbylljes së fjalimit duke mbërthyer fort podiumin. Pasi per momente te tera ai nuk po ndihej me, i jane afruar persona te stafit.

Ai është shoqëruar nga truprojat e tij ndërkohë që festimet në Pallatin e Kongreseve janë ndërprerë. Stafi i Berishes njoftoi pak minuta me pas se Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore sipas tyre ne banesen e tij. Gazetare e fotografe qe kane qene ne vendngjarje, pohuan se ai eshte futur ne makine nga badigardet dhe Liri Berisha dhe me pas makina eshte larguar me shpejtesi.

Kreu i kuvendit Jozefina Topalli tha se kryeministri pesoi nje gjendje te fikti per shkak te nje viroze. Tjeter version dha ne linje telefonike per Shekullin ministri i shendetesise Vasili. Sipas tij, Berisha pesoi nje kolpo tensioni. Njerez afer Berishes pergenjeshtrojne zerat se ai u dergua em ambulance ne ambjentet e nje spitali privat ne Tirane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›