Berisha, ne grupin e negociatave me Erdogan per Rasmussen shef te NATO-s
Kryeministri Berisha ka qene ne grupin negociator qe eshte marre dje me bisedimet me kryeministrin turk Eerdogan, ne menyre qe ai te jepte konsensusin qe Rasmusen te ishte sekretar i pergjithshem i NATO-s. Per here te pare nje kryeminister shqiptar futet ne nje grupi te tille negocimi. Nderkohe qe duket se negocimi ka qene i suksesshem, teksa lideret e NATO-s kane rene dakord njezeri per emerimin e kryeministrit danez, Rasmussen si Sekretar i ri i Pergjithshem i Aleances, pasi Turqia hoqi dore nga kundershtimi ndaj kandidatures se tij. Sekretari aktual i Pergjithshem i NATO-s, Shefer, ne nje konference te perbashket per shtyp me Rasmussen, tha se "Ju jeni ne dijeni lidhur me nje debat gjate 36 oreve te fundit, por fakti qe ne jemi ketu prane njeri-tjetrit nenkupton se tashme eshte gjetur nje zgjidhje edhe per shqetesimet e shprehura nga Turqia, dhe ne te gjithe njezeri kemi rene dakord per kete kandidature". Ndersa vete Rasmussen u shpreh mirenjohes per besimin. Nderkohe kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan deklaroi nga Stambolli se pranimi i Turqise per emerimin e kryeministrit danez Rasmussen ne krye te NATO-s, u arrit fale garancive qe presidenti amerikan Obama i ofroi Ankarase zyrtare. Ndersa Sarkozi u shpreh se lideret e aleance kane folur dhe rene dakord per Sekretarin e ri te Pergjithshem.