E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dualizmi me Presidentin, normal"

Kryetari i ekzekutivit tregon detaje te samitit, negociatat dhe zbardh kontributin e opozites per anetaresimin

Kryeministri Berisha, dje qe nga Strasburgu ka dhene nje interviste per analistin Blendi Fevziu ne TV Klan, ku ka shpalosur gjithe vizionin e tij per Shqiperine, pikerisht ne diten e anetaresimit zyrtar ne NATO.

Zoti Kryeminister ju uroj per faktin qe Shqiperia per here te pare ka marre pjese si anetare me te drejta te plota ne Samitin e Aleances se Atlantikut, duke shenuar keshtu prezencen e saj. Shume e vonuar kjo prezence, 19 vjet pas rrezimit te komunizmit ne Shqiperi dhe 42 vjet pasi kemi lene Traktatin e Varshaves?

Se pari le te ndalemi tek rendesia e dites se pare te Shqiperise ne NATO. Kjo perben diten me te rendesishme pas shpalljes se pavaresise se vendit sepse per shqiptaret nje komb qe kane vuajtur dhe kane paguar cmimin me te madh per problemet e sigurise se tyre, nje komb qe me te gjithe perpjekjet mbinjerezore qe kane bere, mund te themi qe me se shumti kane arritur te sigurojne mbijetesen. Dita e sotme hap nje epoke te re, epoken e sigurise se plote te lirive te tyre, epoken ne te cilen shqiptaret do te mund te ndertojne te ardhmen qe meritojne, ne liri. Dita e sotme i jep fund nje tranzicioni 18-vjecar te Shqiperise dhe e vendosi Shqiperine ne rrugen e kombeve dhe vendeve me te zhvilluara. Dita e sotme e cila nisi me kalimin e ures se Evropes se bashku me te gjithe udheheqesit me te shquar te Evropes dhe te botes, perbente nje moment simbolik, cfare do te thote qe shqiptaret nuk do te jene me ne rrugen e tyre te vetmuar.

A e kemi miratuar qe te ecim perkrah vendeve shume te tjera me standarde shume te larta se ne dhe me te certifikuara? A e kemi miratuar kete anetaresim?

Mendoj se e kemi merituar plotesisht. E theksova ne fjalen time, por e theksoj edhe ketu. Sot eshte nje dite krenarie me te madhe qe kemi ndjere ndonjehere ne jeten tone, por sot eshte dita e mirenjohjes me te thelle. Ne keto vite, qe Shqiperia, e cila e filloi vite drite larg vendeve te lira, e cila e filloi dekada te tera mbrapa te gjitha ish-diktaturave te tjera komuniste, ia doli ne nje hark kohor, krahasuar dhe nga e nisi, relativisht te shkurter, meritoi nje vleresim kaq te madh dhe te behet anetar me te drejta te plota. Mund te them nje pergjigje te zotit Obama, pyetjes se ish-gazetarit te Klan, per Shqiperine u shpreh se jemi krenar me reformat dhe arritjet e Shqiperise, dhe se Shqiperia ka bere reforma te jashtezakonshme dhe te suksesshme. Cfare ishte kjo dite? Ishte vleresimi me i madh, besimi me i thelle tek reformat qe Shqiperia ka bere dhe qe vendi ka ndermarre. Ne kete kontekst te jeni te siguruar qe jashte merites ky proces nuk mund te ecte gjer ne kete dite. Sikunder pa mbeshtetjen e madhe te SHBA-se dhe shteteve te tjera, kjo ishte e pamundur.

Ky proces qe eshte mbyllur, eshte merite e mazhorances apo edhe e merite e ish-opozites?

NATO eshte rezultante e nje perpjekje te madhe te shqiptareve te gjithe ketyre viteve. Por nuk mund te mohohet kontributi i meparshem, sidomos me karten A3, nuk mund cdo kontribut i dhene. Por nje gje eshte e sigurt, pa rrezimin e murit te korrupsionit, pa rrezimin e murit te krimit te organizuar, pa reforma te tjera serioze te kesaj Qeverie, anetaresimi ne NATO do te mbetej nje horizont. Pra, rendesi percaktuese, krahas mbeshtetjes se SHBA ka pasur suksesi i reformave te kesaj qeverisje, serioziteti i madh i deshmuar ne keto reforma.

Do te jemi me te sigurt, por s'mund te thuhet qe mund te jemi me te mire ekonomikisht, me te mbeshtetur dhe me nje jete me te mire...?

Absolutisht mund te thuhet. Pse? Sepse anetaresimi ne NATO perben nje imazh te ri te ketij vendi, perben nje pasaporte te re per kete vend, perben nje garanci dhe nje besim te ri te investitoreve te huaj tek Shqiperia. Sot, imagjino, pak vite me pare cdo investitor dhe biznesmen nga te kater anet e botes kur shihte harten, shihte Shqiperine. Ta zeme nje vend me siguri te caktuar, por perreth konflikte, ai e kishte te veshtire te vendoste per te ardhur per te investuar. Kurse sot sheh ne harte, Shqiperia ka keto burime, eshte vend anetar i NATO-s, eshte pasaporta me e sigurt per investitoret e huaj.

Sot Shqiperia ka zhvilluar mbledhjen e saj te pare si anetare ne NATO, cilat kane qene temat qe ju interesuan konkretisht gjate ketij Samiti?

Mendoj se gjeja qe me interesoi me shume se cdo gje tjeter ishte hapja e Samitit me Shqiperine dhe Kroacine dhe pershendetja qe beri zoti Obama, si para nisjes tek ura dhe ketu, dorezimi qe i beri kopjes se traktatit te Uashingtonit, urimet qe beri ne fjalime ai, Sekretari i Pergjithshem dhe ne teresi te gjithe udheheqesit me kryesor dhe te tjere te Aleances se Atlantikut te Veriut per Shqiperine dhe Kroacine. Se dyti, ky ishte nje Samit i suksesshem ne teresi.

Cili ishte thelbi i Samitit?

Thelbi i Samitit ishte ne radhe te pare festimi i 60-vjetorit. Se dyti, ishte zgjerimi me Shqiperine dhe Kroacine. Se treti, jashtezakonisht e rendesishme, ishte strategjia e re zotit Obama per Afganistanin qe ishte boshti kryesor i diskutimit. Ne kete kontekst mund te them qe ekspozeja qe beri Presidenti Obama pati impaktin me pozitiv tek aleatet dhe menyre e re perballjes se problemit te Afganistanit dhe strategjia e re gjeti nje mirekuptim dhe nje gatishmeri te vertete nga te gjithe udheheqesit qe diskutuan, per ta mbeshtetur ate. Se fundi, Samiti ishte nje sukses i madh, pasi mbaroi mandati i Jap De Hoop Schefer, i cili do te mbetet ne historine e shqiptare si Sekretari i Pergjithshem i periudhes te anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe qe ka vendosur te mos kerkoje nje mandat te dyte. NATO do te kete nje sekretar te ri te Pergjithshem, Kryeministrin e Danimarkes, nje nga njerezit me te suksesshem ne qeverisjen e nje vendi.

Ka pasur nje veto insistuese te Turqise per te mos lejuar ate per tu bere Sekretar i Pergjithshem, per arsye qe lidheshin kryesisht me ish-karikaturat e famshme te Profetit Muhamed dhe ate qe ata ngjallen ne boten myslimane. Kishte komente, qe nese Shqiperia si nje vend me nje mazhorance myslimane pati ndermend te votonte kunder?

Me asnje rezerve, perkundrazi e kemi pritur me kenaqesine me te madhe kandidaturen, te cilin une e njoh dhe qe i kemi garantuar mbeshtetjen e plote. Por edhe mediat, me pyesnin se cfare qendrimi mbante Shqiperia, ne kishim nje qendrim te qarte dhe jam i bindur qe ceshtja e karikaturave nuk kishte asnje gje kunder qeverise daneze, por Qeveria ka pasur e detyruar te respektoje lirine e shprehjes se mendimit, sikunder nuk e di te kete pasur nje veto turke, mbase e ekzagjerojne dhe mediat.

Pse ndryshoi mendim?

Mund te them se qe ne mengjes, kur pata diskutime me udheheqes te NATO-s, nuk konceptova se kishte veto, por kishte disa ceshtje, te cilat me dialog me autoritet turke u zgjidhen.

Ju keni takuar kryeministrin Zapatero. Cili ka qene shkaku i takimit?

Ishte nje takim shume miqesor. Ishte i kerkuar nga une sepse une i konsideroj shume te rendesishme marredheniet e Shqiperise me Spanjen, pasi gjashtemujorin e pare te 2010 merr Presidencen dhe qe kam interes te vecante te nxis investimet spanjolle ne Shqiperi. Ishin nje kompleks faktoresh per te cilin une kerkova takimit. Natyrisht ne kete takim une shpalosa te gjithe pikepamjet e mia per Kosoven dhe rolin e saj, si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryeministri Zapatero parashtroi pikepamjet e tij dhe Spanja i permbahet ligjit nderkombetar, ne kete koncept nuk eshte se pati nje zhvillim te ri. Por u ndame duke u zotuar se do te vazhdoje dialogu.

Ka pasur nje thyerje ose nje carje ne delegacionin shqiptar?

Absolutisht nuk ka pasur carje.

A ka pasur nje lloj qendrimi te ftohte midis jush dhe Presidentit Topi?

Une mendoj se qellimet tona kane qene shume korrekte dhe nuk di te kete pasur asnje lloj...

..Kam parasysh qe shtypi ka nenvizuar sot faktin qe ju nuk kishit marre koncert...?

Une kisha nje arsye personale dhe kjo ishte gjithcka. Kishte ftesen e kancelares Merkel, te cilen une pata rastin ta falenderoj dhe ta takoj me shume perzemersi dhe ne sallen ku erdhen te gjithe ftuarit, ne anen tjeter te lumit, asnje lloj...

Po ashtu eshte komentuar fakti qe ju dhe Presidenti keni zhvilluar konferenca shtyp te vecanta...

Normal. Kjo me duket normal.

Pse?

Sepse pushtetet jane te ndara dhe nuk mund te them se do te zhvillonim nje konference. Nuk ka pasur projekt per konferenca te perbashketa.

Nderkohe duket qe Shqiperia prej 10 vjetesh vijon te kete nje dualizem, po e quaj keshtu, midis Presidentit dhe Kryeministrit qe marrin pjese ne Samite te perbashket...?

I pamundshem dhe i pranueshem. Kjo ne teresi ne vendet perendimore nuk ndodh, por edhe pse ndodh, une gjykoj qe nuk ka asnje problem. Ky eshte nje stad qe keto vende do te kalojne derisa te stabilizohen dhe te kuptohen plotesisht ky problem.

Si do te vijoje me pas?

E verteta eshte qe, problemet e ekzekutivit jane probleme te Kryeministrit. Por a eshte edhe Presidenti qe i perfaqeson? Eshte edhe Presidenti. Ne keto kontekst, jane akoma 3-4 vende qe vazhdojne kete lloj tradite, por mund te them se nuk eshte se kjo perben nje thyerje protokolli, se po te ishte nje thyerje protokolli kjo nuk pranohej.

A jane te ftohta marredheniet e tuaja me Presidentin?

Jane institucionale. Pa diskutim.

Si do te ndikoje anetaresimi ne NATO ne hapat e metejshem per ne BE?

Absolutisht, qartesisht pozitiv. Nuk mund te them se jane direkte te lidhura, por jane te lidhura inderekt me mijera fije dhe kjo eshte domethene, sigurisht anetaresimi ne Bashkimin Evropian kerkon konsolidimin e nje seri kriteresh, standardesh te domosdoshme. Por fakti qe Shqiperia ka te finalizuar teresisht MSA-ne, fakti qe Shqiperia ka nje raport pozitiv ne KE-se, fakti qe Shqiperia merr pjese ne te gjitha misionet e BE-se, ne Cad, Bosnje dhe gjetiu. Fakti qe Shqiperia behet anetare e plote e NATO, qe te gjitha keto jane zhvillime nder me pozitivet qe e bejne ate te perzgjedhshme per vazhdimin e procesit te integrimit.

A do te insistoni qe ta paraqisni kerkesen ose aplikimin per statusin e vendit kandidat perpara zgjedhjeve?

Cdo gje ne e bejme ne nje proces negocimi. Ajo qe une dua t'ju garantoj shqiptareve se me te gjithe bashkebiseduesit e mi une gjej mbeshtetje te plote per konceptin se procesi i integrimit eshte nje proces i pandalshem. Kjo ka nje rendesi te vecante dhe qe Shqiperia ka plotesuar ato qe une thashe. Lidhur me hapat, shpejtesine apo me ngadalesine e tyre do te hyne nje seri faktoresh, por ky do te jete nje proces dh do te jete nje proces i pandalshem.

Jeni te predispozuar ta beni aplikimin...

Natyrisht qe une nuk e lidh me zgjedhjet. Ajo qe une pranoj te lidhet me zgjedhjet dhe pa ekuivok, zgjedhjet duhet te jene nje deshmi e politikes shqiptare, e Qeverise shqiptare, e qytetareve shqiptare per angazhimin e tyre, perkushtimin e tyre per standardet.

E keni vullnetin qe te jene keto zgjedhje te jene te certifikuara nga nderkombetaret?

E kam te plote dhe total. Kam ftuar dhe po ftoj nga te gjitha vendet vezhgues. Une nuk shoh arsye qe te mos kete zgjedhje te mira, perkundrazi shoh te gjitha arsyet qe keto te jene zgjedhjet me te mira qe shqiptaret kane bere ne historine e tyre.

Me sa duket do te kete nje feste. Pse dhe si eshte organizuar festa?

Mendoj se shqiptaret duhet te festojne neser me shume se kurre, duhet te festojne neser pavaresisht se sa dekada kane kaluar ne diktature, femijet e tyre qe kane lindur ne liri, femijet e femijeve te tyre, sot e tutje jane qytetare te nje vendi, anetare te NATO-s. Mendoj se vendi i tyre sot e tutje nuk eshte me ai qe ishte deri dje. Mendoj se perben nje garanci maksimale per ate cka shqiptaret kane kerkuar me shume

Si President i Republikes ne maj 1992 keni shprehur deshiren per t'u anetaresuar ne NATO. E kishit parashikuar keshtu momentin e pare qe e paraqitet kete kerkese? E keni menduar qe do te zgjaste 17 vjet?

Kur une i kam paraqitur kerkesen Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Malfred Verneri, sigurisht kam qene i vetedijshem se sa larg ishte Shqiperia nga standardet e NATO-s. Ai e dinte po aq mire sa une ose me mire. Por ajo qe kishte me rendesi te madhe ishte kenaqesia dhe gezimi qe Sekretari i Pergjithshem ndjeu per kerkesen qe i paraqiste perfaqesuesi i nje vendi me propaganden me te eger dhe me anti-NATO. Keshtu qe, ai ishte nje akt politik, nuk eshte se perbente nje fillim te procesit. Por, Qeveria e SHBA dhe ish-Presidenti Klinton, pak me vone shpalli programin e partneritetit per paqe, program ne te cilin kishte nje synim, serish, armiqte e djeshem te behen miq dhe aleate ne NATO. Programi i tij kishte synimin te na pergatiste ne ne kete proces anetaresimi. Une jam nje njeri qe presistoj ne parimet qe besoj. Nuk mund te mos kem tjeter pervecse kenaqesise shume te madhe qe e shoh te bere realitet.

Sot pothuajse te gjitha mediat thoshin se nuk ishin as dy mikpritesit, zonja Merkel dhe Presidenti Sarkozy, as Shqiperia dhe Kroacia, por zonja Karla Bruni dhe Mishel Obama. E vute re edhe ju kete?

Qe ato jane dy firt lady nga me perfaqesueset e kesaj kohe, kjo eshte nje vertete e madhe. Kurse qe ato ishin staret e Samitit ky eshte nje vleresim jashte Samitit. Por Samiti kishte Presidentin Obama mendoj une qe ishte superstari qe pati nje pritje te shkelqyer dhe qe fjala e tij gjeti nje impakt shume te madh pozitiv nga e gjithe audienca.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›