E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do te marrim pjese ne cdo mision qe aleanca do gjykoje se ne nevojitemi"

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ne nje konference per shtyp nga Strasburgu, pas zhvillimit te Samitit, sqaroi dje arsyet e konferencave te ndara nga ai i zotit Topi dhe mospranine e tij, mbremjen e dy diteve me pare ne darken e organizuar ne Baden-Banden. "Ne Shqiperi pushtet jane te ndara, po qe se jane te ndara pushtet, natyrisht dhe konferencat", iu pergjigj Berisha interesimit te gazetareve mbi konferencat e mbajtura te ndara. Per sa i perket mospranise se tij mbremjen e dy diteve me pare ne Baden-Baden, ai sqaroi se kishte nje ftese per koncertin dhe per arsye personale nuk mori dot pjese. "E verteta eshte qe per sa u perket ketij takimi rrethanat jane te tjera, sepse e djeshmja vjen per faktin se delegacioni kroat ishte me vendbanim ne Baden-Baden", theksoi Kryeministri i Shqiperise. Nderkaq, per sa i perket pjesemarrjes se mundshme te trupave ne Kosove, kreu i ekzekutivit shprehu gatishmerine e plote. "Por natyrisht do te jete NATO-ja ajo qe do te percaktoje. Ne nuk hezitojme te marrim pjese ne cdo mision qe aleanca ta gjykoje se ne nevojitemi", sqaroi Berisha. I pyetur per rrugen e Shqiperise per integrimin ne BE, ai theksoi se realisht ka gjetur nje gjuhe te perbashket dhe ne te gjitha takimet e tij me zyrtaret evropian ndan mendime te njejta. "Cili eshte koncepti dhe qendrimi im. Per ne si shqiptare, procesi i integrimit evropian por edhe per te tjerat, duhet te jete nje proces i bazuar ne reforma dhe ne performance ne suksesin e tyre", shpjegoi zyrtari i larte shqiptar. Sipas tij, eshte e rendesishme eshte qe ne cdo takim dhe ne cdo bisede, duke perfshire edhe takimin e djeshem me Kryeministrin e Spanjes, ata gjejne mirekuptim qe procesi i integrimit per Shqiperine eshte nje proces i pandalshem.

SIMBOLI

Kryeministri Berisha, perpara pergjigjeve te gazetareve, sqaroi se anetaresimi ne kete samit ne te cilin NATO erdhi me madheshtore, me e fuqishme se kurre ne histori, erdhi me nje bilanc te jashtezakonshem ne mbrojtjen dhe zgjerimin e lirise. "I takoi Shqiperise te jete nje simbol i atyre parimeve mbi te cilat NATO u themelua", theksoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›