E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne mbledhjen e qeverise Rezultati i censusuit faktoi zhvillimin e qeverise

Kryefjala e kryeministrit Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise ka qene rezultati i censusit qe sipas tij faktoi zhvillimin e Shqiperise gjate 10 viteve te fundit. Sipas kryeministrit rezultat e censusit faktoi se shqiptaret me djersen e madhe qe kane derdhur me shftyezimin qe i kane bere inisiatives se lire me forcen e tyre krijuese ne pasurine themelore te njeriut qe eshte banesa e kane vendosur Shqiperine ne vend te zhvilluar.

Keto perben nje nga arritjet e ketij kombi dhe dua tju informoj se ky tregues ne vitin 2001 ka qene 225 banesa per 1 mije banore. Shqiptaret kane ndertuar ne 10 vite me shume se 25 kombe te tjera ne 30 vite te marra sebashku. Asnje komb nuk ka ndertuar me ritme te tilla te shpejta sic ka ndertuar Shqiperia ne kete 10- vjecar ka theksuar Berisha.

Sipas Berishes te dhenat e tij faktuan zhvillimin e vendit qe ne vitet 90 ishte i dyti me i varfer pas Angoles ndersa sot ka shenuar nje bum ndertimesh me te madhin ndonjehere jo vetem ne historine e vet por edhe ne vendet e BE dhe OECD-se.

Pra shqiptaret bene nje kapercim te fuqishem ne keto vite dhe kryesisht nga 2005 deri sot ne fushen e shtepive te banimit. Flitet per 1 milione te varfer ne kete vend me nje aritmetike fiks te 21 viteve me pare. E vertet eshte se sot jane pronare shtepish shume familje shqiptare. Kjo arritje fatlume nuk kane qene keto banesa luksi vetem nje perqindje e vogel i perket borgjezise se re keto jane te burrave e grave qe kane punuar nga 18 ore ne dite kane sakrifikuar kane shpenzuar te gjitha kursimet dhe i kane shnderruar ne shtepi te bukura- tha Berisha.

Ai argumentoi se censusi ishte i domosdoshem per te faktuar se shqiptaret nuk jane me te varferit ne Europe. Nga viti 2001 deri ne 2011 330 mije familje shqiptare jane bere me me shume se nje banese. Kjo tregon rritjen e shpejte dhe konsolidimin e shoqerise. Ky eshte nje tregues i jashtezakonshem qe imponon qe cdo shqiptar te kete mendim tjeter per vendin. Nuk eshte me Shqiperia qe mbartet ne mendjet tona madje eshte shume larg. Kemi nje zhvillim qe avancon shume me shpejt se psikologjia theksoi Berisha.
.
Ai ka shtuar se ky realitet ka ndikimin e tij dhe eshte thelbesor ne maturimin qe deshmojne shqiptaret ndaj proceseve demokratike. Censusi eshte i rendesishem per tu mbajtur parasysh nga cdo faktor politikan apo alternative. I zoti i shtepise mbetet zot shtepie. Nuk mund ta tundosh per interesa te ngushta. Ky proces duhet te jete teresisht i merituar. Nuk ka pse te integrohemi si streha varfnore e Europes. Ne duhet te krijojme pasuri dhe te ardhura sepse kemi gjithcka per te qene te tille tha mes te tjerash shefi i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›