E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në panair: E shmanga qëllimisht librin e Ramës

Tiranë- Vizitë selektive ka qenë ajo e kryeministrit Sali Berisha në stendat e Panairit të 14-të të Librit i çelur në Tiranë.

Qëllimisht, sikundër theksoi kryeministri anashkaloi stendën Dudaj ku gjendet libri i kreut të opozitës, Edi Rama, dhe preferoi të ndalej vetëm në ato stenda ku sipas tij gjenden libra të shkrimtarëve.

Pasi përfundoi vizitën e tij pak minutëshe, kryeministri u shpreh: Nuk ishte e paqëllimshme mos vizita ime në stendën ku është libri i tij. Unë jam një libërdashës dhe më mbetet të them vetëm kaq, zoti i mbrojë letrat tona nga politikanët e dështuar, por zoti e mbrojtë dhe politikën dhe po e mbron nga politikanët e dështuar. Librat e politikanëve të dështuar që kërkojnë të gjejnë strehë te letërsia nuk meritojnë aq vëmendje- tha Berisha.

Por nga ana tjetër, kryeministri ka zgjedhur të distancojë pakëz Ben Blushin nga ky vlerësim duke theksuar: Unë nuk dua të hyj në garën e tyre, por çështja me Blushin është ndryshe, pasi biblioteka e gjyshit të tij është e pasur me aq tituj sa gjysma e këtyre librave që gjenden në këtë panair- shtoi kryeministri.

Kryeministri Berisha, në nisje të vizitës së tij në panaur u ndal fillimisht në stendën ku ndodhej gazetari Belendi Fevziu dhe ka shkëmbyer batuta të përzemërta e ka vlerësuar jo pak librin mbi jetën e Enver Hoxhës i cili është publikuar pak ditë më parë.

Kryeministri i vendit nga ana tjetër preferoi të blinte Mosmarrëveshjen e Ismail Kadaresë! Ai e cilësoi këtë edicion të këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor, më të pasurin e këtyre 14 viteve. Panairi i 14-të i Librit Tirana 2011 do të qëndrojë i çelur në mjediset e Pallatit të Kongreseve deri mbrëmjen e 13 Nëntorit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Taksa marksiste, Berisha: nuk do të kthehet kurrë
  2. Berisha: Fullani, Gjoni, Milo kandidatët për Guvernator
  3. Berisha: Dialog konstruktiv, për kapërcimin e vështirësive

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›