E Diel, 1 Nëntor 2026

Peters-Haxhinasto: Shqipëria, një treg rajonal në zhvillim

Tiranë- Zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto u takua sot në Tiranë me kongresmenin demokrat Gary Peters, i cili është një ndër personat promotore përuljen e taksave për familjet e mesme dhe bizneset e vogla.

Gjatë fjalës së tij ministri Haxhinisato vlerësoi arritjet e forumit të biznesit në New York, dhe kërkoi që tashmë investitorët amerikanë ta konsiderojnë Shqipërinë si një treg rajonal që po zhvillohet.

Shqipëria nuk duhet konsideruar një treg i mbyllur, por falë projekteve infrastrukturore dhe marrëveshjeve me fqinjët, tashmë është një treg rajonal në zgjerim- u shpreh Haxhinasto. Duke bërë u thirrje investitorëve amerikanë të bashkëpunojnë në investime të tilla si energjia, mineralet, turizmi si dhe industria e shërbimeve.

Përsa i përket situatës në Kosovë, dy diplomatët konkluduan se  marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Serbisë patjetër që do të krijojnë një situatë pozitive edhe në Kosovë.

Duke vlerësuar edhe marrëdheniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së të dy bashkëbiseduesit vlerësuan maksimalisht nivelin e marrëdhënieve politike midis tyre, duke i konsideruar ato si marrëdhënie mes aleatësh, si dhe shprehën synimet që këtij niveli duhet ti përgjigjen edhe marrëdhëniet në fushën ekonomike.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zsolnai: Shqipëria i vetmi vend në Europen Juglindore, me zhvillim të qëndrueshëm
  2. Tiranë: Liqeni me statusin e Parkut Natyror Rajonal
  3. Haxhinasto: Shqipëria aktive në misionet e NATO-s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›