Berisha ne panairin e librit

Pasi vleresoi panairin per permbajtjen e tij, organizatoret dhe shtepite botuese, kryeministri Berisha i ka siguruar ata per politiken mbeshtetese qe qeveria po ndermerr dhe do te vazhdoje ndaj librit. Sipas tij, pas financimit te bibliotekave te shkollave do te behet edhe ai i bibliotekave te qyteteve.
“Dua t’i pergezoje per kete organizim te mrekullueshem dhe t’i siguroje se qeveria po nderton dhe do te ndertoje nje politike mbeshtetese te qendrueshme ndaj librit. Tani per tani jemi perqendruar ne sistemin arsimor. Jemi angazhuar qe te financojme dhe investojme ne te gjitha bibliotekat e shkollave. Politika ndaj librit eshte nje perparesi e qeverise sime”, u shpreh Berisha.
Me pas qeveritaret jane drejtuar ne nje nga ambjentet e tjera te Pallatit te Kongreseve, per te marre pjese ne ceremonine e ndarjes se cmimeve te Panairit te Librit 2008.
Cmimin e shkrimtarit me te mire te vitit e mori Visar Zhiti. Cmimi iu dorezua nga kryeministri Berisha. Perkthyes i vitit u zgjodh Ardian Klosi. Cmimi iu dorezua nga ministri i Kultures, Pango.
Libri me i mire per femije u zgjodh “Kush banon te syri”, i Shkelzen Zallit, te cilit iu dha cmimi “Odhise Grillo”.
Cmimi per realizimin me te mire grafik i shkoi kolanes me 20 vellime te Sami Frasherit nga shtepia botuese “Logos A”, Shkup. Stenda me e mire ne panair u cilesua ajo e shtepise botuese “Ideart”.