Kodi zgjedhor, ekspertet: Garantohet vota

Eksperti demokrat per miratimin e kodit zgjedhor, Oert Bylykbashi ka deklaruar se kodi i ri garanton voten e lire.
“Garantohet vota. Nuk eshte ceshtja se kush eshte ne komision. Garancite proceduriale i japin garanci votes”, eshte shprehur Bylykbashi ne emisionin “Shqip”, ne Top Channel.
“Fenomeni i Dushkut nuk ishte numrimi i votave, defekt ishte tabulimi i te dhenave, hedhja e te dhenave ne procesverbale... Nuk ekziston me mundesia qe nje parti t’i jape votat nje partie tjeter”, shtoi ai.
Ndersa eksperti i PS-se, Damian Gjiknuri siguroi se kodi i ri nuk demton partite e vogla.
“Kodi duket sikur favorizon partite e medha dhe krijimin e koalicioneve, por nuk demton partite e vogla”, theksoi Gjiknuri.