E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Itali, marrëveshje mes dy Prokurorive

Prokuroria shqiptare dhe ajo italjane angazhohen për thjeshtëzmin e shkëmbimit të informacioneve në nivel prokurorësh të të dyja vendeve si dhe për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të letër porosive. 

TIRANE- Prokuroria shqiptare dhe ajo italjane angazhohen për thjeshtëzmin e shkëmbimit të informacioneve në nivel prokurorësh të të dyja vendeve si dhe për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të letër porosive. Angazhimi i përbashkët u konfirmua në një takim mes Kryeprokurores Ina Rama dhe kreut të Antimaifas Italjane Piero Graso i cili ndodhet për një vizitë pune në Tiranë. Vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes institucioneve të Prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane me synim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në drejtim të luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›