E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, ne perurimin e qendres tregtare "Balfin"

Kryeministri Berisha mori pjese dje, ne ceremonine e fillimit te punimeve per ngritjen e qendres me te madhe tregtare ne vend nga ana e grupit "Balfin". Sipas Berishes, eshte nje kenaqesi e vecante qe ai po peruronte fillimin e punimeve, per nje veper te tille, e cila do te punesoje rreth 2500 persona. "Une dua ta pergezoj zotin Mane, kete investitor plot ide, i cili kater vite me pare, inauguroi ne Shqiperi qendren tregtare me te madhe te vendit", deklaroi Berisha, duke theksuar se biznesi po tregon nje ane shume pozitive te zhvillimit te vendit. Qendra e re tregtare, "Tirana West Gate", po ndertohet ne komunen e Farkes, 4 kilometer larg Tiranes dhe ne inaugurimin e saj pervec Berishes, moren pjese dhe ministra, pushtetare lokale dhe biznesmen shqiptare dhe te huaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›