E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kthehemi ne Kuvend, pas hetimit te zgjedhjeve"

Partia Socialiste reagoi dje ndaj fteses se kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, drejtuar opozites per te hyre ne Parlament, duke iu pergjigjur se hapja e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, eshte rruga e vetme per kthimin e opozites ne Kuvend. Permes nje komunikimi me mediat, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, deklaroi se kryeministri ka vetem nje rruge per ta kthyer opoziten ne Parlament dhe jeten politike ne normalitet. "Te mos pengoje zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit, te plotesoje kerkesen e opozites per hetim parlamentar te pavarur prej tij dhe te mos mbaje peng kutite e votimit, por te lejoje hapjen e tyre para popullit", deklaroi zyrtarja socialiste. Perndryshe, vijoi ajo, qeveria do te perballet me pasojat e vjedhjes se votave, fshehjes se provave dhe e mbajtjes se pushtetit, permes deformimit te vullnetit te popullit. "Sa per vizat zoti Berisha duhet te jape llogari, jo te kerkoje llogari! Prandaj sa me jeteshkurter kjo qeveri, aq me e shkurter rruga e shqiptareve per ne Evrope", theksoi Imeraj. Socialistet kane bojkotuar Parlamentin duke e kushtezuar hyrjen ne kete institucion me kushte mbi zgjedhjet e 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›