E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama garantoi Berishen, per viziten zyrtare ne Shqiperi

Presidenti Barak Obama pritet te vizitoje Shqiperine, gjate mandatit te tij si President, ne kuader te nje vizite rajonale. Ky eshte premtimi qe mori kryeministri Berisha, gjate nje takimi te shkurter, pak dite me pare ne Nju Jork, me Presidentin e SHBA-ve dhe me bashkeshorten e tij. Gjate ketij takimi, kryeministri Berisha e ftoi Presidentin amerikan te vizitonte Shqiperine, ne nje moment te pershtatshem per te. Kjo ftese e Berishes, u prit pozitivisht nga Presidenti Obama dhe ky i fundit, theksoi se do ta shqyrtonte nje kerkese se tille. Takimi i Berishes me Obamen u zhvillua ne Nju Jork, gjate nje mbremje gala qe drejtuesi i Shtepise se Bardhe dhe bashkeshortja e tij kishin organizuar per kreret e kombeve, gjate vizites se tyre, ne celjen e Asamblese se 64 Parlamentare te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne takimin e shkurter me Berishen, Presidenti Obama shprehu edhe konsideraten e tij per shqiptaret, duke theksuar se kishte pasur marredhenie shume te mira me ta, gjate kohes qe punonte si organizator social ne Cikago.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›