PS: Qeveria, deshtimin per vizat nuk e mbulon dot me sulmet ndaj opozites
Partia Socialiste kerkoi dje, qe qeveria te perqendrohet tek detyrat e veta dhe t'i lere shpifjet ndaj opozites. Permes nje komunikimi me mediat, deputeti socialist Ditmir Bushati, shprehu vleresimin per qendrimin inkurajues te Parlamentit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave te vendeve te Ballkanit Perendimor. "Diskutimet e ketyre diteve ndermjet institucioneve te BE-se, perkatesisht Komisionit Evropian, Keshillit dhe PE po evidentojne edhe nje here tjeter para opinionit publik faktin se, qeveria ka deshtuar ne permbushjen e standardeve qe kane te bejne me heqjen e regjimit te vizave, duke deshmuar per fat te keq se Shqiperia do te jete vendi i fundit ne rajon, qe do te mund te perfitoje nga heqja e regjimit te vizave", deklaroi Bushati. Sipas tij, qeveria nuk mund te fshehe deshtimet e saj para shqiptareve, duke u perqendruar ne retorike, duke akuzuar opoziten padrejtesisht. Pasi, vijoi zyrtari socialist, beteja e tyre per voten dhe protestat popullore ne mbrojte te saj jane nje vlere e shtuar per te pershpejtuar procesin e integrimit evropian te vendit. "Nga vleresimi qe i kemi bere permbushjes se reformave ne bllokun e dyte te Udherrefyesit te Liberalizimit te Vizave, qe perfshin ceshtjet e migracionit te paligjshem dhe te ripranimit, rezulton se asnje nga masat e parashikuara per t'u zbatuar gjate muajit shtator, sipas Planit te Veprimit te miratuar nga vete qeveria ne korrik te ketij viti, nuk eshte realizuar", u shpreh zyrtari i lart socialist. Per te dale nga kjo situate e papranueshme, qe rendon ne radhe te pare mbi qytetaret shqiptare, PS i kerkoi qeverise qe te miratoje sa me shpejt strategjine e perditesuar, Planin e Veprimit per Menaxhimin e Integruar te Kufijve dhe te siguroje bashkepunimin e agjencive qe operojne ne kufi.