Skeme te re per ndihmen ekonomike: Jo me abuzime
Qeveria do te ndertoje nje skeme te re te ndihmes ekonomike, ne menyre qe asnje shqiptar te mos vuaje nga mjerimi. Ky ishte premtimi qe beri dje Berisha, ne mbledhjen e grupit te PD-se. Sipas Berishes, kjo skeme eshte e domosdoshme edhe per faktin se vendoret kane kryer nje abuzim te jashtezakonshem, per sa i perket shperndarjes se saj. "20 dynym toke ka tjetri dhe per efektet te ndihmes ekonomike e ndan djalin me 500 metra katrore, televizorin, veturen dhe te gjitha ia regjistron nje tjetri si dhe perpiqet te marre ndihme ekonomike, dhe faktikisht merr ndihme ekonomike", deklaroi Berisha, duke shtuar se keto praktika duhet te marrin fund, njehere e pergjithmone. Sipas Berishes, ndihma ekonomike duhet te shkoje tek ata njerez, te cilet realisht kane nevoje dhe e presin me padurim ate per zgjidhjen e halleve te tyre.