Berisha në prezantimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka takuar qytetarët e Elbasanit ku është bërë edhe prezantimi i projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Kryeministri tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një kosto të madhe, por njëherësh është edhe varianti më i shkurtër për të udhëtuar nga Tirana në Elbasan. "Kjo rrugë ka një kosto të madhe. Por nga ana tjetër fuqizon ekonomisht Elbasanin", u shpreh ai. Sipas Berishës, infrastruktura është fuqia e zhvillimit.
Projekti i kësaj rruge parashikon edhe një tunel.