E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Arabe kundër ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor



Shefi i Lidhjes Arabe, Amr Musa tha të mërkurën se presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin pas njoftimit të tij se do të ndërtojë vendbanime koloniale në Lindje të Jeruzalemit." Presidenti palestinez vendosi që të mos negociojë nën rrethanat aktuale", tha Musa para gazetarëve pas një takimi urgjent të delegatëve arabe në selinë e Lidhjes Arabe në Kairo.
Lidhja Arabe u mblodh në takimi pasi izraeli njoftoi vendimin e tij për të ndërtuar 1600 vendbanime në një zonë të Bregut Perëndimor të aneksuar në Jeruzalem.
"Në këtë situatë palët nuk mund të ulen në tryezën e negociatave, pasi Izraeli ka deklaruar se do të ndërtojë më shumë vendbanime në Jeruzalem", tha Sekretari i Përgjithshëm Amr Musa.
Të mërkurën herët Zv/Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi Izraelin mbi planin e ndërtimit të vendbanimeve të reja, duke thënë se ishin minuar përpjekjet për paqen pasi palestinezët kishin pranuar uljen në tryezë me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Palestinezët thanë se ndërtimi i vendbanimeve do tu mohojë atyre një shtet të besueshëm, të cilët shpresojnë të vendosen në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazas.
Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa Palestinezët e duan Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›