E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kemi përfunduar 95% të pyetësorit të Komisionit Evropian

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë takimit të zhvilluar sot me Presidentin e Turqisë, pasi shprehu kënaqësinë e vizitës në një vend me lidhje të forta historike dhe miqësore, vlerësoi se këto katër vitet e fundit kanë qenë vitet më vendimtare në historinë demokracisë. “Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me treguesit ekonomike më pozitivë, që shmangën prekjen nga kriza financiare botërore, ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave brenda këtij viti dhe ka përfunduar tashmë rreth 95 për qind të pyetësorit të Komisionit Evropian, për të fituar statusin e vendit kandidat në BE”, u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›