Presidenti i Turqisë: Shqipëria e meriton integrimin në BE
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, përshëndeti sot ecurinë dinamike të marrëdhënieve të gjithanshme me Shqipërinë dhe inkurajoi ambicien e vendit tonë për integrim në Bashkimin Evropian, sikurse mbështeti fort anëtarësimin e saj në NATO. Deklarata u bë gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë qëndrimit të saj në shtetin turk. “Shqipëria e meriton integrimin në BE, pasi në vizitat e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, edhe si President, jam dëshmitar i reformave të thella e të guximshme të Qeverisë së saj”, vlerësoi Gyl.