E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset rëndë me thikë 23-vjeçari, pranga 16-vjeçarit

Policia njoftoi sot se i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit është dërguar me urgjencë në Spitalin ushtarak të Tiranës, për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, E. B, 16-vjeç, i cili goditi me thikë 23-vjeçarin, ngjarje e ndodhur në lagjen “Sporti 2” në qytetin e Elbasanit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-23 09:47
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›