E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, dy të vdekur nga zjarri në një banesë

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Degë të Tropojës, ku kanë humbur jetën dy gra të moshuara të familjes.

Ato janë Bute Osmanaj, 92 vjeçe, dhe Zoje Osmanaj, 60 vjeçe, teksa pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mundur të mbijetojnë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatën në banesën dy katërshe, e cila është djegur plotësisht. Zjarri është dalluar nga komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar familjarët duke i nxjerrë prej andej.

Fillimisht thuhet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një shkëndijë elektrike, por policia po heton për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

/S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-23 09:00
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›