Berisha ne qeveri Heqim TVSH per bagetite racore qe importohen

“Nuk ishte betejë me bronxet, por betejë me diktaturën. Ishte dita e kurajos më të madhe në histori, dita e gëzimit më të madh”- Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar 20 shkurtit, datës së rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës.
Duke shprehur nderimin për të rënët e pavdekshëm për lirinë që gëzojmë ne sot, kryeministri tha se 20 Shkurti shënon edhe fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hapjen e rrugës së realizimit të ëndrrave të lirisë së shqiptarëve.
“Enver Hoxha që do ta quanin Hitlerin e pasluftës e shndërroi Shqipërinë në kombin më të skllavëruar, më të varfër. E shndërroi shqipërinë në vendin e burgjeve dhe e kampeve të përqëndrimit më të shumta dhe viktimat e regjimit ishin më të mëdha se në të gjitha vendet komuniste përveç Bashkimit Sovjetik” -shtoi Berisha.
Heqja e TVSH-së për bagëtitë racore
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha njoftoi edhe përjashtimin nga TVSH-ja për të gjitha bagëtitë racore që importohen, me qëllim nxitjen e përmirësimti racor.
“Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financve po shqyrtojmë me hollësi dhe po zgjerojë listën e përjashtimeve nga tvsh edhe të produkteve mallrave të tjera, të cilat kanë një impakt të ndjeshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e fermave në Shqipëri. Të përjashtohen nga TVSH të gjitha bagëtitë racore që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështimin e racave më të mira të Europës. Kjo bëhet me qëllim që të nxisim përmirësimin e racor, i cili është një realitet i madh”- vijoi kryeministri.
Berisha akuza Ramës për taksën progresive
Kryeministri ka vijuar sërish akuzat ndaj kreut të selisë rozë përsa i përket deklaratave të tij për taksën progresive.
“Dallon si nata me ditën me konceptin tjetër që dhe dje faktoi se është skllav i thjeshtë i dajos së tij. Le të thotë sa të dojë se nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën progresive është i biri i tij direkt. Nuk është shpikje e Kolekës, është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka dhe ky zotëri në vend që t’i largohet e mbron me çfarë argumenti: me një mashtrim të shumëfishtë: u thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njëlloj si kryeministri”- tha kreu i qeverisë.
Berisha kundërshtinë e tij ndaj kësaj takse e bazon në studimet që faktojnë se kjo taksë shkatërron mijëra vende pune dhe nxit evazionin fiskal.
Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm qeveria do të mbajë nën kontroll borxhin dhe do të vijojë rritjen e rrogave e pensioneve.