Forumi PABSEC Topalli Do te vazhdojme politikat fiskale lehtesuese per biznesin

Ftojme sipermarresit e vendeve te BSEC te eksplorojne potencialet qe ofron Shqiperia per te investuar
Mazhoranca do te vijoje politikat e saj lehtesuese per biznesi. Keshtu premtoi dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate fjales se saj te mbajtur ne Forumin e 2 te Biznesit te Detit te Zi. Ne fjalen pershendetese mbajtur ne celje te sesionit te 38-te punimeve te Asamblese Parlamentare e Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi e mbledhur ne Tirane Kryeparlamentarja beri nje pasqyre te situates ne vend duke u ndalur ne masat efikase te ndermarra nga qeveria qe bene te mundur shmangien e krizes ne nje kohe kur sipas saj vendi rrethohet nga kriza.
Topalli shtoi se Shqiperia eshte nje vend i vogel por me ambicie te madhe. Ne kemi humbur shume kohe por shqiptaret jane popull me energji te madhe dhe te jashtezakonshme. Dy jane shtyllat kryesore ne te cilat u angazhuam ulja e dy mureve e barres burokratike dhe e barres fiskale - theksoi Kryetarja e Kuvendit.
Forumi i biznesit
Parlamentare te PABSEC dhe rreth 400 biznesmene sipermarres te organizates TUSKON te Shqiperise dhe vendeve anetare te BSEC u mblodhen dje ne Tirane ku zhvilloi punimet Forumi i 2-te i Biznesit te Detit te Zi. Forumi u mbajt ne kuader te sesionit plenar te 38-te te Asamblese se Pergjithshme Parlamentare te Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi PABSEC presidencen e te ciles e mban Shqiperia. Ne cilesine e Presidentes se PABSEC Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vleresoi se ky forum i cili mbahet per here te pare ne Shqiperi eshte nje ngjarje e madhe ekonomike dhe politike dhe partnershipi midis politikes dhe biznesit eshte nje platforme efektive ne nxitjen e zhvillimit ekonomik te cdo vendi. Ky forum tha Kryetarja e Kuvendit eshte nje katalizator dhe nje motor i fuqishem qe con me tej marredheniet dhe shkembimet midis vendeve anetare te Detit te Zi. Ne menyre te vecante znj. Jozefina Topalli tha se nxites te rendesishem te zhvillimit ekonomik jane bizneset e vogla dhe te mesme. Duke ftuar sipermarresit e vendeve te BSEC te eksplorojne potencialet qe ofron Shqiperia per te investuar Kryetarja e Kuvendit njohu te pranishmit me masat qe vendi ka marre ne mbeshtetje te tyre sic jane liria fiskale heqja e burokracive ulja e taksave sistemi One Stop Shop etj. faktore qe garantojne shnderrimin e investimeve ne histori suksesi. Kemi ulur shume taksa dhe pastaj kemi vendosur taksen e sheshte duke bere te mundur qe te ecim drejt nje rritje me te madhe lirie fiskale ne vend. Nga viti 1990 deri ne vitin 2005 ne Shqiperi kishte 35 milione dollare investime direkte. Pothuajse asgje. Por ne vitin 2010 kjo shifer arriti ne 1 miliard dollare investime te huaja. Besoj se nje nder shkaqet e inkurajimit ka qene eliminimi i barres burokratike dhe ulja e barres fiskale liria fiskale. Ne kemi punuar fort ne parlament per reformen fiskale ashtu sic kemi bere qe te kalojne ligje te rendesishme si ai Per koncesionet Per shoqerite tregtare etj. - tha kryeparlamentarja. Ajo vleresoi se modeli ekonomik i Shqiperise rezultoi nje model i suksesshem prej te cilit vendi te jete nder te vetmet vende qe ka shenuar rritje ekonomike pavaresisht se eshte i rrethuar nga kriza financiare globale e borxheve. Te pranishem ne ceremonine e hapjes se ketij forumi ishin edhe ministri i Bujqesise zoti Genc Ruli ministri i Ekonomise zoti Nasip Naco ministri i Teknologjise dhe Inovacionit zoti Genc Pollo etj. Nderkohe qe dje pasdite u zhvillua mbledhja e byrose se PABSEC-ut dhe me tej u mblodh Komiteti Drejtues i perbere nga kryetaret e delegacioneve te vendeve anetare te PABSEC-ut i cili shqyrtoi draft-axhenden e propozuar nga Sekretariati i Perhershem. Meqenese nuk u miratua draft-axhenda e pergatitur dhe e paraqitur nga Sekretariati i Perhershem i PABSEC-ut dhe ne vijim nuk u paraqit nje axhende alternative Asambleja do te shtyje punimet e saj.
Naco fton forumin e PABSEC-ut qe te ndihmoje SME-te shqiptare Ministri i Ekonomise Nasip Naco kerkoi dje nga organizmat financiare qe ka PABSEC-u ndihme ekonomike dhe financiare per zhvillimin e sektorit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme SME duke theksuar se ky sektor kryeson ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise dhe eksportet shqiptare. I pranishem ne Forumin e dyte te Biznesit te vendeve te PABSEC-ut qe nisi sot punimet dy ditore ne Tirane Naco vleresoi nismen si mjaft te rendesishme per zhvillimin ekonomik te vendeve te rajonit te Detit te Zi ku ben pjese dhe Shqiperia. Ne mirepresim qe PABSEC-u te stimuloje zhvillimin e SME-ve ne vendet anetare te ketij organizimi per sektore te tille si inovacionet teknologjite energjia mjedisi etj. - tha Naco. Ai prezantoi politikat e nisura nga qeveria per rritjen e kreditimit te biznesit duke kerkuar me shume mbeshtetje nga sistemi bankar permes aplikimit te lehtesirave per bizneset eksportuese. Ne presim ndihme nga PABSEC-u ne kete drejtim dhe ftojme qe ta shikoni Shqiperine si mundesi te mire per biznes - tha ai. Duke iu referuar kohes kur po zhvillohet ky forum ne kushtet e krizes ekonomike dhe financiare Naco tha Pavaresisht ne mund te afrojme klime me te favorshme per biznesin duke renditur politikat e ndermarra per te berit biznes ne Shqiperi. Naco ftoi pjesemarresit nga 300 biznese te pranishme ne kete takim qe te investojne ne Shqiperi. Shqiperia ka ruajtur stabilitetin makroekonomik pavaresisht krizes globale dhe ka rritjen me te mire ne rajon. Sektori privat eshte kryesori ne te ardhurat e GDP-se pasi ne vitin 2010 ekonomia shqiptare u rrit 3.9 inflacioni u mbajt ne normen 36. Kontributin kryesor e ka dhene dhe vijon ta jape sektori privat i cili vjet eksportoi me nje rritje mesatare vjetore prej 57 dhe po keshtu rezulton edhe ne kete 10-mujor - tha Naco. Ministri i ETE-s rreshtoi suksesin e IHD-se Investimet e Huaja Direkte per 2010-n qe arriten vleren mbi 2 miliarde dollare me nje rritje vjetore prej 15 me shume dhe vleresoi koncesionet e dhena nga qeveria shqiptare kryesisht ne energjetike me hidrocentralet si Ashta Devolli etj. Ne po punojme per dhenien me koncesion te ndertimit te parqeve eolite me kapacitet total 1500 MW dhe qe kapin investime mbi 2 miliarde dollare ndersa se shpejti do te hapim garat nderkombetare per ndertimin e HEC-ve mbi Vjose linjat e reja te konjeksionit 400 Kv me Maqedonine Italine Kosoven - tha Naco. Ministri njoftoi se po punohet dhe per privatizimin e kompanise publike te nxjerrjes se naftes Albpetrol qe operon ne nje sektor qe prodhon mbi 800 mije ton nafte ne vit e ku punojne dhe kompani te huaja.