Tropojë, plagoset me armë 20-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se i lënduari është shtetasi Elson Biberaj, 20-vjeç, i cili u qëllua në afërsi të bashkisë së qytetit.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin civil të qytetit ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime saktësojnë se 20 vjeçari është qëlluar nga shtetasi Bledar Vatoci, i cili është prangosur menjëherë nga forcat e policisë.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Paraprakisht mendohet se motivi është një grindje e çastit mes dy të rinjve. /Start/
2012-01-20 16:18