Berisha nga aeroporti në Elbasan. Acaron qytetarët pasi mbajti bllokuar një orë rrugën Tiranë- Elbasan
Kryeministri Berisha udhëtoi direk nga aeroporti i Tiranës në Elbasan për të marrë pjesë në homazhet për viktimat e aksidentit. Dhjetëra qytetarë që ishin po ashtu në Elbasan për ngushëllime u bllokuan përgjatë një ore në rrugën Tiranë- Elbasan ku policia në mënyrë të papërgjegjshme bllokoi gjithë trafikun që ti hapej rruga kryeministrit. Frika nga aksidentet e mundshme për shkak të shpejtësisë së eskortës dhe servilizmi i tepruar ndaj tij bënë që qindra qytetarë të acarohen dhe dërgojnë SMS nëpër redaksi për këtë skandal.
Gjatë homazheve në Elbasan, Berisha shprehu ngushëllim për familjarët e viktimave duke shpresuar që Zoti tu jap forcë të përballojnë tragjedinë.
Familjarëve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ishte një tragjedi shumë e rëndë dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë vendit të vjen dy here me e rëndë. Ndaj dhe u shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, solidaritetin tim më njerëzor, të gjithë prindërve, familjareve të studenteve që u ndanë dje nga jeta, në njërin nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shum렠e shumë vite. U shpreh ngushëllimin studentëve, shoqeve dhe shokëve të tyre, stafit pedagogjik të universiteti të Elbasanit, qytetit dhe qytetarëve të Elbasanit, për këtë dramë të madhe që përjetuan dhe përjetojnë, të ndarjes nga jeta të vajzave të mrekullueshme të këtij universiteti, të cilat ishin nisur në një udhëtim për të shijuar bukurit렠e vendit të tyre.
Uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar. Uroj që familjarët, prindërit të gjejnë të gjithë forcën për të përballuar këtë dhimbje të tmerrshme dhe të rëndë. I lutem Zotit që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, si dhe i garantoj që do të bëjmë gjithçka që plagët e tyre të mbyllen sa më parë,” u shpreh Berisha.
