E Diel, 1 Nëntor 2026

PERFOMANCA e Rona Nishliut me lot në sy: Këngën ia dedikoj tragjedisë. Kualifikohet në FINALE (VIDEO)

Share

Është shoqëruar me duartrokitje të forta dy herë gjatë këngës Rona Nishliu, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Pas performancës, ajo doli nga skena me lot në sy.

Këngëtarja kosovare Rona Nishliu tha në një intervistë për RTK para performancës se këngën ia dedikonte tragjedisë së Himarës. Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve, madje jashtëzakonisht shumë edhe mua sonte më vështirëson këtë përgjegjësi që kam.

Jemi të ndikuar dhe të prekur nga ajo që ka ndodhur tha Rona në linjë telefonike nga Azerbajxhani Bashkarisht këtë performancë do ja dedikojmë situatës.

Në fund, Rona është renditur e 5-ta, duke u kualifikuar kështu për në natën finale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›