E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdëllimi teatral i Berishës në Elbasan

Share

Nga Mustafa Nano

Ka më shumë se dy orë që të gjitha agjencitë online të informacionit mbajnë në krye të faqeve lajmin me titull Berisha përlotet. E kanë parë të përlotet teksa ka qenë duke bërë homazhe në Elbasan. Di të përlotet Berisha? Kështu u është dukur shumë vetëve, përfshirë gazetarët. Por janë lot të rremë, lot krokodili. Ai njeri nuk qan. Ai nuk di të qajë.

Nëse do të dinte të qante, do ta kishim parë të përlotur edhe pas ngjarjes në Gërdec, ku gjetën vdekjen 26 vetë (meqë ra fjala, një e përditshme njoftonte sot se edhe djali i Berishës, njëri nga autorët e Gërdecit, ai më kryesori, kish shkruar në Facebook një mesazh për të shprehur dhimbjen). Do e kishim parë të përlotej edhe më 21 janar 2011, kur në bulevard u vranë katër vetë. Mirëpo afërmendsh që nuk mund të përlotej, pasi ish po ai që e kish dhënë urdhrin për ekzekutimin e tyre (ua tha në formë kërcënuese pak javë më parë deputetëve socialistë në seancë parlamentare: Jua bëj prapë unë 21 janarin). Dhe ky njeri na paska qarë! Gjepura! Një njeri që vret nuk mund të qajë. Prandaj, lotët e Elbasanit (ia pa ndokush lotët? Apo i panë vetëm grimasën e dhembshurisë?) janë thjesht lot teatralë.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/22/perdellimi-teatral-i-berishes-ne-elbasan


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›