PD-PS vendosin për numërim elektronik

Qendër e numërimit të votave / foto arkiv
Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme.
Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik.
OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që në Shqipëri provohet për herë të parë.
Ndërkaq, PD-s dhe PS-s, u mbetet të gjejnë kompromisin për Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e ankimimit. Kjo duhet të arrihet para datës 24 maj, kur pritet të hapen procedurat parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri. /F.S/