Rrëfimi i një prej të plagosurave: Shoferi humbi kontrollin para kthesës

Autobusi i aksidentuar (foto S.Marko)
Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin nacional Vlorë Sarandë, në spitalin e Vlorës vijojnë të jenë në kurim 10 studente, të cilat sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Katër prej tyre janë në sallën e reanimacionit, ndërkohë të tjerat janë në repartin e kirurgjisë, për kurim dhe nën shoqërinë e familjarëve dhe shoqërisë e cila ka mbërritur që ditën e djeshme nga Elbasani.
Njëra prej vajzave të mbijetuara kësaj tragjedie, Ariola Musaku, tregon detaje të rrugëtimit drejt Sarandës, nga nisja në orën 7:30 të mëngjesit të djeshëm, deri në momentin e aksidentit. Ajo sqaron, se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin pak momente përpara aksidentit, në një kthesë përpara Qafës së Vishës, e deri në momentin e përplasjes e rrokullisjes së mjetit.
Ajo sqaron se rruga kishte shkuar mirë,dhe disa nga ne në autobus kemi qenë duke fjetur, dhe deri në momentin që drejtuesi i autobusit ka dhënë alarmin në momentin e fundit, kur ai e pa se autobusi po i dilte jashtë kontrollit dhe thirri mbahuni, pastaj nuk më kujtohet asgjë, vetëm kur e pamë vetën në ambientet e spitalit të Himarës.
Ndërkohë mjeku reanimator pranë spitalit të Vlorës, Faslli Haxhiraj, është shprehur se gjendja e vajzave është përmirësuar dhe ato vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë kreu i spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami, bën me dije se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë, dhe shprehur falënderim për sensibilizimin e madh të qytetarëve për të dhuruar gjak.
Edhe pse gjendja e vajzave që ndodhen në spitalin e Vlorës është jashtë rrezikut, ato vijojnë të jenë nën vazhgimin e mjekëve. Gjatë momentit të konfirmimit të viktimave të cilat kishin mbëritur nga Himara grupe familjarësh të ardhur nga Elbasani, Berati, Lushnja etj prisnin me ankth, për të parë fëmijët e tyre , ishin apo jo, gjallë apo vdekur. /A.Peçi/