Berisha ngre siparin e fushates se zgjedhjeve vendore
Kryeministri Berisha ngre siparin e fushates elektorale te zgjedhjeve vendore. Kreu i qeverise ka sulmuar dje kundershtarin e tij politik Edi Rama ne dy elemente kryesore te punes si kryebashkiak i Tiranes trafikun rrugor dhe buxhetin e Bashkise. Per kete qellim Berisha ka shfrytezuar mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se dhe te Grupit Parlamentar te PD-se. Sipas Berishes kryeqyteti eshte thuajse i atrofizuar sa i perket transportit pasi trafiku eshte tej mase i renduar dhe se kryebashkiaku Rama gjate 3 mandateve te tij nuk ka bere thuajse asgje. Sipas kreut te qeverise situata ne infrastrukturen e kryeqytetit perjashto akset kryesore eshte e mjerueshme. Qe nga themelimi i tij deri sot qyteti nuk ka perjetuar kurre braktisje totale sic ka perjetuar keto kater vitet e fundit - ka deklaruar kryeministri.
Trafiku
Ne vijim te fjales se tij ne mbledhjen e KRRTRSH-se shefi i qeverise ka evidentuar faktin se Tirana eshte kryeqyteti me trafikun me problematik ne Europe dhe ndoshta ne bote. Sipas tij Tirana eshte kryeqyteti i vetem i nje vendi qe nuk ka nje parkim. I vetmi kryeqytet qe ka nje kryetar me tre mandate dhe nuk ndertoi dot qofte edhe nje parkim te vetem. Tirana ka nje unaze te ndertuar 50 vjet me pare ne fund te viteve 50 e cila eshte zgjeruar edhe 3-4 here jashte saj. Ajo nuk ka mundesi kategorike per nje trafik normal. Kryetari aktual kishte parashikuar vendosjen e vizave ne formen e takses per te hyre ne Tirane por ate projekt natyrisht qeveria nuk mund ta pranonte kurrsesi dhe ne asnje rrethane - ka nenvizuar Berisha. Ai ka premtuar ne kete mbledhje se do te nise puna per Unazen e Madhe te Tiranes e cila sipas tij do te kete 8 korsi ku perfshihet korsia e mjeteve te transportit publik dhe emergjences. Ne kete projekt eshte parashikuar dhe hapesire per tramvaj.
Buxheti
Kreu i qeverise me kete rast ka kundershtuar protestat e te zgjedhurve lokale te PS-se. Sipas tij qeveria qe ai drejton ka 3-fishuar fondin per pushtetin vendor. Por qeveria sipas Berishes nuk do te jape para qe ato te shkojne per punesimin e njerezve neper zyrat e bashkive. Ketu duhet ti themi ndal abuzivitetit pasi ketu kemi kritere. Kete vit per here te pare ne historine e ketij vendi parate qe ne nisim drejt qeverive vendore jane 350 milione dollare. Pa te ardhurat e tyre vetem buxheti i qeverise 35 miliarde leke nga 7 miliarde e 700 milione qe gjetem ne 2005-n para qe do te shkojne per hallet dhe jeten e qytetareve - ka nenvizuar Berisha. Sipas tij qeveria nuk do te pranoje me qe nga buxheti qe jepet per Bashkine Partia Socialiste te marre kompani menaxhimi per te shpifur dhe trilluar gjithe diten kunder heqjes se vizave.
Reagimi
Projekti i qeverise per Unazen e Madhe
Segmenti i pare ai Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa e Kamzes ka nje gjatesi 6.5 kilometra gjeresi 110 metra me 8 korsi ku perfshihet korsia e mjeteve te transportit publik dhe emergjences. Ne kete projekt eshte parashikuar dhe hapesire per tramvaj. Vlera e ndertimit te ketij segmenti arrin ne 115 milione euro. Nder te tjera ne kete seksion jane parashikuar dhe trotuare me gjeresi 3-5 metra rrjetet e ujesjellesve kanalizimeve ndricimi gjelberimi sinjalistika etj. Ky segment pervec se eshte pjese e Unazes do te krijoje edhe nje mundesi te re hyrjeje ne kryeqytet duke krijuar hapje te portes se Veriut dhe te Lindjes per Tiranen. Ne piken e tij fillestare objekti do te lidhet me Rrugen e Arbrit duke bere te mundur thithjen e trafikut qe vjen nga kjo rruge dhe shmangien e ketij trafiku nga qendra e Tiranes.
Vete kryeministri u shpreh se kjo perben nje veper madhore dhe i jep zgjidhje shume te domosdoshme trafikut te Tiranes ne vecanti trafikut qe do te sillte Rruga e Arbrit.
Ndersa projekti i dyte segmenti Rruga Komuna e Parisit - Rruga e re Tirane - Elbasan eshte konceptuar te ndertohet ne disa seksione. Pjesa kryesore do te ndertohet me 3 korsi ne secilen ane pra 6 korsi ne total ku perfshihet dhe nje korsi e mjeteve te transportit publik dhe atyre te emergjences. Ky segment do te kete ne perberje te tij 3 rrethrrotullime hyrje dalje ne Unaze. Kryeministri u shpreh se rivitalizimi i lumit eshte mundesi reale sepse ne gryken e shkalles se Tujanit ndertimi i nje dige eshte me i pakushtueshmi dhe qe mund te perdoret gjeresisht edhe per qellime energjetike. Ne duhet te bejme cdo gje - theksoi kryeministri - qe Tirana te behet sa me terheqese dhe tu ofroje sa me shume si qytetareve te saj ashtu edhe vizitoreve nga Shqiperia dhe mbare bota. Ky segment rrugor do te jete me tete korsi dhe rruga do te jete me e gjera qe eshte ndertuar ne historine e vendit.
16 Nentor 2010