E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS si po i llogaritin votat per mocionin ndaj Berishes



Eljona Ballhysa
Nisma e Partise Socialiste per te kerkuar mocion mosbesimi ndaj qeverise se kryeministrit Berisha ka vene ne levizje lidershipin e te dyja partive te medha per te garantuar paraprakisht numrin e duhur te votave. Partia Demokratike per momentin ndihet e sigurt pasi ajo e ka shumicen e votave pra 75 te tilla por udheheqjes se kesaj partie i duhet te kujdeset qe ne momentin e votimit te mos kete asnje rrjedhje votash. Perndryshe kjo do te cilesohej si nje maxhorance e dobet dhe si nje qeveri qe nuk gezon mbeshtetjen e maxhorances. Ndersa Partise Socialiste para se te futet ne proces votimi i duhet te garantoje pervec numrit 65 te votave qe disponon aktualisht edhe 10 vota te tjera per te rrezuar qeverine Berisha. Keto vota PS-ja mund ti gjeje vetem ne radhet e maxhorances duke bere kompromis me ndonje deputet te Levizjes Socialiste per Integrim ose duke blere ndonje deputetet te pakenaqur te PD-se. Gjithsesi burimet kane bere te ditur se nisma e PS-se ka turbulluar ujerat brenda te dyja partive politike dhe ka prishur qetesine ne radhet e deputeteve te grupeve parlamentare.
Numrat
Me largimin e deputetit Paulin Sterkaj Partia Demokratike mbeti me nje deputet me pak ne sallen e Kuvendit. Nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit PD-ja doli me nje liste prej 68 deputetesh ndersa aktualisht kjo parti ka 67 te tille duke mos arritur numrin 71 qe duhet per te garantuar maxhorancen ne Kuvend. Por kete PD-ja e arrin nepermjet aleancave me aleatet e vjeter dhe te rinj. Keshtu numrit prej 67 deputetesh i shtohet deputeti republikan Mediu dhe shkon ne 68 bashke me 4 deputetet e LSI-se numri shkon ne 72. Duke i shtuar edhe dy deputetet e PDU-se me te cilet pritet qe Berisha te firmose se shpejti marreveshje bashkeqeverisjeje ne total numri i deputeteve te koalicionit qeverises shkon ne 74. Nese llogaritim dhe voten pro qeverise te Dritan Priftit qe eshte larguar nga LSI-ja qeveria merr 75 vota.
Ndersa Partia Socialiste aktualisht ka 63 deputete per shkak te largimit te Vangjel Tavos bashke me kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule numri i opozitareve shkon ne 64. Me kalimin e Paulin Sterkajt ne kampin opozitar PS-ja ne total ka 65 vota.
Rregullorja
Se si realizohet nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit eshte e percaktuar qarte ne nenin 101 te Rregullores se Kuvendit. Sipas ketij neni jo me pak se nje e pesta e te gjithe deputeteve ne mbeshtetje te nenit 105 te Kushtetutes ka te drejte te paraqese per votim ne Kuvend mocion mosbesimi ndaj kryeministrit ne detyre duke propozuar njekohesisht nje kryeminister te ri. Mocioni i mosbesimit duhet te permbaje nenshkrimet e deputeteve dhe te jete i arsyetuar - shkruhet ne Rregulloren e Kuvendit.
Me paraqitjen e mocionit te mosbesimit kryetari i Kuvendit njofton menjehere kryeministrin dhe therret Konferencen e Kryetareve per te percaktuar daten e zhvillimit te mocionit. Paraqitja e mocionit ne seance plenare behet jo me vone se 7 dite nga depozitimi i tij dhe votimi nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij ne seance plenare sipas pikes 3 te ketij neni. Seanca plenare e percaktuar per zhvillimin e mocionit te mosbesimit fillon me paraqitjen e mocionit per jo me shume se 5 minuta nga perfaqesuesi i nenshkruesve te tij dhe vijon me zhvillimin e debatit per te sipas kohes se percaktuar ne Konferencen e Kryetareve. Ne perfundim te debatit ka te drejte te flase perfaqesuesi i nenshkruesve te mocionit jo me shume se 10 minuta.
Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri. Ne rastin kur mocioni i mosbesimit nuk miratohet nenshkruesit e tij nuk mund te paraqesin dhe as ti bashkohen ndonje mocioni tjeter mosbesimi brenda te njejtit sesion.

Numrat e partive ne Kuvend
Maxhoranca
PD 67
LSI 4
PDU 2
PR 1
Dritan Prifti 1

Opozita
PS 64
PBDNJ 1

Berisha Zoti i dhente kuraje PS-se per mocionin

I pyetur per nismen e re te Partise Socialiste per te kerkuar ne Kuvend nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha ky i fundit u shpreh i hapur dhe e mirepriti kete nisme sigurisht duke bere humor me PS-ne. Sipas Berishes me ne fund opozita vendosi qe ta konkretizoje nismen e saj qe ka 5 vjet qe e deklaron publikisht. Nje deklarate te tille kreu i Partise Demokratike njekohesisht kryeminister i vendit e beri dje gjate nje prononcimi per mediat pas perfundimit te mbledhjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise. Zoti u dhente kuraje Sepse kane pese vjet qe thone mocion mocion dhe nuk e sosin dot. Le ta bejne nje - eshte shprehur Berisha. Ndersa i pyetur per propozimin e ri te PS-se per hetimin e zgjedhjeve vetem duke u bazuar te kutite e materialeve zgjedhore duke hequr dore perfundimisht nga fletet e votimit kreu i qeverise deklaroi se pret te shikoje ne leter nismen zyrtare te PS-se. Ka nje Parlament dhe zoteria e tij ashtu sic dorezoi me 20 tetor nje dokument qe mbante daten 14 shtator duhet te dorezoje propozimin. Mua me duhet te pres sepse para se ta komentoj dua te shoh propozimin e tij. Dhe natyrisht ne mbetemi gjithnje te hapur per shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do te trajtohen me rigorozitet ne kuadrin e Kushtetutes Kodit Zgjedhor te vendit dhe pavaresise se institucioneve - eshte shprehur Berisha.

Topalli e para ne liste per tu shkarkuar nga PS-ja

Duket se Partia Socialiste do te dorezoje fillimisht nje mocion mosbesimi per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me pas per kryeministrin Berisha. Ky do te jete mocioni i dyte i mosbesimi qe opozita kerkon ndaj kryetares se Kuvendit. Nismen e PS-se per mocion mosbesimi ndaj kryetares se Kuvendit e beri te ditur pak dite me pare vete kreu i PS-se Edi Rama gjate fjales se mbajtur ne Asamblene Kombetare te PS-se. Ai tha se PS-ja do te kerkoje nje seance te jashtezakonshme ku te votohet mocioni i mosbesimit per kryetaren Topalli dhe kryeministrin Berisha. Ne do te kerkojme ne nje seance te jashtezakonshme mocionin e mosbesimit per kryetaren e Kuvendit Topalli si nje pengese per arritjen e standardeve - theksoi Rama duke shtuar se PS-ja gjithashtu do te kerkoje mocion mosbesimi edhe per kreun e qeverise. Sipas tij ky akt do te nenvizoje qarte ndarjen ne Parlament te atyre qe mbrojne te drejtat e qeverise dhe atyre qe mbrojne te drejtat e shqiptareve.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›