E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhezimi i OSBE Imami Ne ushtrine tone do te pranojme edhe homoseksualet

/ /

Por qe sot e tutje Forcat e Armatosura shqiptare do te zbatojne nje udhezim i cili nuk lejon denimin apo diskriminimin e personave me orientim te kunder seksual ne radhet e ushtrise. Nje projekt i OSBE-se i mbeshtetur edhe nga qeveria shqiptare do te beje te mundur qe ushtria shqiptare te kete ne gjirin e saj cfaredo lloj individi dhe te pranohet pa u diskriminuar. Dje u zhvillua ne Tirane Konferenca Kombetare mbi Te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore te Personelit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami garantoi se ky udhezues i hartuar nga OSBE-ja dhe me praktiken me te mire perendimore do te zbatohet teresisht. Botimi i ketij udhezuesi besoj se krijon hapesire te plote per te diskutuar mbi aspekte konkrete per shume problematika ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut dhe konsolidimin me te ndergjegjesuar te ceshtjeve te ndryshme si te drejtat civile e politike barazia dhe mosdiskriminimi por gjithashtu edhe shume ceshtje te rendesishme te rekrutimit kushteve te punes dhe karrieres. Ne angazhohemi plotesisht qe ky udhezues i cili percakton me se miri respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut ne uniforme si pjese e nje shoqerie te lire e te emancipuar te mos mbetet vetem nje projekt ne leter por te marre jete per te permbushur misionin per te cilin ai eshte hartuar tha Imami. Ministri tha se ky udhezues do te filloje zbatimin ne nje kohe qe vendi eshte anetar i NATO-s. Ky perafrim kapacitetesh medoemos qe kerkon edhe nje respektim gjithmone e me te merituar te lirive dhe te drejtave te njeriut ne kete rast ne uniforme. Ne kete kuader ne jemi angazhuar per te ripunuar te gjitha ligjet dhe aktet nenligjore mbi te cilat mbeshtetet jeta dhe veprimtaria e Forcave te Armatosura tha Imami. Sigurimi i te drejtave te njeriut ne Forcat e Armatosura - nenvizoi ministri Imami - eshte i nje rendesie te vecante. Ky fakt kontribuon ne formimin e nje ushtrie te integruar fuqishem ne shoqeri. Dhe ne kete menyre personeli i Forcave te Armatosura do te jete i pergatitur me mire nese ai vete do te vepronte ne nje mjedis qe i respekton dhe i mbron te drejtat e tij e qe njekohesisht kerkon prej tij ti pervetesoje vlerat qe paraqesin bazat e operacioneve bashkekohore paqeruajtese ku personeli ben pjese.
OSBE
Ne kete konference kombetare merrte pjese edhe zv.ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane Dan Redford. Ai theksoi se ka shume modele te ndryshme per te siguruar te drejtat e njeriut ne mbrojtjen ne Forcat e Armatosura megjithate ne kemi perzgjedhur kete manual si versionin me te mire per ju. Ai tha me tej se duhet te trajnohet stafi ushtarak per zbatimin e ketij udhezuesi. Ky manual ka per qellim qe tu jape politikeberesve shqiptare sugjerime dhe ide mbi konceptin e vazhdueshem te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te cilat jane elementi baze per nje mbarevajtje te punes. Po keshtu mbi bazen e ketij manuali jepen versione se si behet trajtimi i personelit te Forcave te Armatosura nga shteti dhe se si te drejtat dhe lirite e tyre mund te jene me te mbrojtura tha numri dy i OSBE-se ne Tirane Redford. Udhezimi

Udhezuesi Mbi te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te Personelit te FA Shqiptare eshte perkthyer dhe botuar tashme edhe ne gjuhen shqipe dhe eshte nje botim i cili permbledh orientimet kryesore te OSBE-se Keshillit te Europes OKB-se apo Bashkimit Europian por njekohesisht paraqet edhe modele te praktikave me te mira te vendeve te ndryshme mbi zbatimin dhe kontrollin e te drejtave te njeriut ne personelin e Forcave te Armatosura.
Udhezuesi tregon se ka sot tri perqasje kryesore qe ushtrite anetare te OSBE-se kane ndaj ceshtjes ne fjale.
Nje pjese e pranon ligjerisht aktivizimin ne ushtri te homoseksualeve madje ka organizuar edhe fushata te mirefillta sensibilizuese per kete ceshtje.
Nje pjese tjeter e vendeve aplikojne doktrinen e famshme te prezantuar fillimisht nga ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton Mos pyet mos thuaj. Kjo praktike u la ne fuqi ne SHBA nga Gjykata e Larte e vendit.
Vende si Serbia Greqia apo dhe Turqia e kane te ndaluar me ligj aktivizimin e homoseksualeve ne ushtri ndonese BE-ja ka disa direktiva qe kerkojne heqjen e ndalimit te rekrutimit ne ushtri te homoseksualeve. Pinderi Ushtria ne kushtet e homofobise

I pranishem ne kete konference ishte dhe Kristi Pinderi perfaqesues i PINK Embassy i cili deklaroi se ushtria shqiptare ndodhet ne kushtet e homofobise ekstreme. Perpara se te jete tregues se ne ushtrine tone nuk ka homoseksuale mund te jete tregues i pakundershtueshem i homofobise ekstreme qe ekziston ne ushtri ashtu si dhe ne shumicen e fushave te tjera te shoqerise shqiptare tha Pinderi.

Hysi Temat tabu te diskutohen

Deputetja e PS-se Vasilika Hysi e pranishme ne konference eshte shprehur pro diskutimit te temave tabu ne shoqerine shqiptare. Sipas njoftimit te derguar nga shoqata Pink Embassy Hysi mesohet te kete thene se tashme ka ardhur koha qe te flasim edhe per ceshtje deri me sot tabu ne shoqerine shqiptare si per shembull te drejtat e personave me orientim te ndryshem seksual brenda Forcave te Armatosura etj.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›