E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle mirepret nismen e PS-se per hetimin e materialeve zgjedhore



Eljona Ballhysa
Komisioneri europian per Zgjerimin Shtefan Fyle ka mirepritur propozimin e fundit te Partise Socialiste per te hetuar kutite e materialeve zgjedhore duke hequr dore nga fletet e votimit. Zedhenesja per shtyp e komisionerit Fyle Anxhela Filote beri te ditur dje per mediat ne Bruksel se ky propozim eshte nje nisme e mire per ti dhene fund krizes politike ne vend. Ajo ka kujtuar se ishte pikerisht ngerci politik qe ndikoi ne vendimin e Komisionit Europian qe Shqiperia te mos marre kete vit statusin e vendit kandidat ne BE. Po keshtu Filote ne emer te komisionerit Fyle ka bere thirrje qe palet ne Shqiperi te bashkepunojne jo vetem per ti dhene fund krizes politike ne vend por edhe per te realizuar reformen zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e bera ne raportin e fundit paszgjedhor te OSBE/ODIHR-it.
Deklarata
Ne po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e fundit. Ngerci politik sic u theksua ne vleresimin qe publikuam me 9 nentor eshte problemi kryesor per Shqiperine qe pengoi perqendrimin e perpjekjeve per te bere reformat e domosdoshme te vendit si per qytetaret e saj ashtu dhe per integrimin europian. Jemi te shqetesuar nga zhvillimet e fundit dhe komisioneri Fyle mirepret si tryezen e fundit mbi reformen elektorale qe u organizua ne Shqiperi ashtu dhe sic permendet ju iniciativen e liderit socialist per hetimin e materialeve zgjedhore. Ne shpresojme se kjo do te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dyja palet - eshte shprehur zedhenesja e komisionerit Fyle. Me tej ajo ka theksuar se shumica qeverisese dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare afatgjate te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane.
Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se kryesocialisti Edi Rama nenvizoi se ne oferten e re te bere nga opozita thuhet shqip se nuk kerkohen fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per hetimin. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht se sa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor - tha Rama gjate fjales se tij gjate punimeve te Asamblese Kombetare te PS-se.
Protestat
Persa u perket deklaratave qe vijne nga selia roze per fillimin e protestave popullore zedhenesja e komisionerit Fyle Filote sqaroi se teorite per nisjen e protestave te dhunshme nga opozita jane te papranueshme. Na vjen keq qe ekzistojne ende disa zera te tille qe bejne thirrje per te tjera gjera e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc edhe per qytetaret qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike duke mundesuar qe te gjitha mekanizmat ne vend te punojne teresisht per anetaresimin e plote te Shqiperise ne BE sepse ne besojme se Shqiperia mund te arrije ende vendet e tjera te rajonit qe jane me te avancuara per kete faze - tha Filote.

Shkurt

PD-ja i kerkon Rames te kerkoje falje per akuzat e bera ndaj familjes Berisha

Partia Demokratike nepermjet nje deklarate per shtyp i ka kerkuar dje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe te kerkoje falje publike per akuzat ndaj familjes se kryeministrit Berisha. Ju kujtojme se disa jave me pare nga hotelet luksoze te Parisit sulmoi pafytyresisht djalin e z. Berisha pasi sipas tij kishte fituar 3 tendere te cilet ne te vertete ishin fituar ndershmerisht nga biznesmeni Shkelzen Abdullah Berisha. Ende pa kerkuar falje dje shpifi ne mediat e tij se nje gardist i familjes se kryeministrit kishte qelluar me arme ne lokal nderkohe qe gardisti nuk ishte pjesetar i ekipit qe ruan kryeministrin ne zyre apo ne shtepi. Po dje tentoi te ngrinte thashethemnajen per vajzen dhe dhendrin e kryeministrit prinder te kater femijeve. Me sulme te tilla amorale z. Rama Mister 20 perqindeshi mendon se mund te largoje sadopak vemendjen nga perqindjet dhe te laje me trillime historite e tij cnjerezore dhe domethenese me serine e grave qe ka pasur - shkruhet ne deklaraten per shtyp te Partise Demokratike.

NEQ vlereson rolin e Shqiperise per stabilitetin rajonal

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim me sekretarin e Pergjithshem te Nismes se Europes Qendrore ambasadorin Gerhard Pfanzelter.
Gjate takimit bashkebiseduesit vleresuan bashkepunimin e shkelqyer te Shqiperise me Nismen e Evropes Qendrore. Gjate takimit u theksua angazhimi per te vazhduar punen ne drejtim te reformimit strukturor dhe fuqizimit te mekanizmave financiar te NEQ qe synojne te fokusohen ne promovimin e mbeshtetjen e reformave dhe ndihmojne integrimin e vendeve ne Bashkimin Europian. Ne perfundim Haxhinasto siguroi ambasadorin Pfanzelter per vazhdimin e rolit aktiv dhe bashkepunues te Shqiperise ne kuader te Nismes se Europes Qendrore ne koordinimin e projekteve te perbashketa infrastrukturore si dhe ne rritjen e perfaqesimit te vendit tone ne strukturat e kesaj Nisme. Haxhinasto theksoi se pjesemarrja dhe roli aktiv i vendit tone ne kete nisme ka mundesuar realizimin e nje numri te madh projektesh bashkepunimi per zhvillimin dhe integrimin rajonal.

Haxhinasto-Zaric Levizje pa viza Shqiperi-Serbi

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje ne nje takim ambasadorin e Serbise ne Tirane Miroljub Zaric te cilit i konfirmoi punen per permbylljen e procedurave per nenshkrimin e marreveshjeve ne proces ne fushen e njohjes se diplomave levizjes pa viza transportit etj. Ministri Haxhinasto vleresoi rendesine e madhe te ketyre marredhenieve per stabilitetin dhe zhvillim e rajonit duke shprehur edhe nje here angazhimin e qeverise shqiptare per avancimin dhe thellimin e dialogut politik shkembimit te vizitave ne nivel te larte dhe bashkepunimit per te gjitha ceshtjet me interes reciprok. Ai pershendeti hapat e Serbise ne drejtim te integrimit europian dhe mirepriti urimet per liberalizimin e vizave. Haxhinasto vleresoi nder te tjera edhe rendesine e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimet tregtare duke theksuar rendesine e mbajtjes se nje Sesioni te Komisionit te Perbashket Ekonomik.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›