Berisha ngushëllon familjen e aktorit Bekim Fehmiu
Kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi sot, familjes së aktorit shqiptar Bekim Fehmiu i cili u gjet i vdekur dje në banesën e tij në Beograd.
"Të nderuar familjarë dhe të afërm të të ndjerit Bekim Fehmiu. Lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, korifeut botëror të filmit dhe të skenës, Moisiut të dytë të kombit shqiptar, ka sjellë dhimbje dhe zi në botën e artit dhe të mendimit intelektual të kombit shqiptar" thekson në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit.
Më tej kryeministri thekson se "Bekim Fehmiu me talentin e madh ia doli të ngrihet si asnjë shqiptar tjetër, në majat më të larta të kinematografisë botërore. Ai u nda nga jeta pasi i la artit botëror një trashëgimi të pavdekshme, kombit shqiptar krenarinë e ligjshme për kollosin e tij të madh. Në emrin tim dhe te qeverisë shqiptare iu përcjell ngushëllimet më të sinqerta".