Berisha ngushëllon homologun cek, për vdekjen e ambasadores
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka ngushëlluar me anë të një telegrami homologun e tij cek Petr Necas, për ndarjen nga jeta të të ambasadores ceke në Shqipëri, Marketa Fialkova.
Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shprehet:
“Në këtë moment të trishtuar, më lejoni t’Ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush, familjarëve dhe të afërmve të Ambasadores Fialkova, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”
Duke vlerësuar punën ambasadores ceke, shefi i qeverisë shqiptare vlerëson punën e Fialkova dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Ambasadorja Fialkova, që nga viti 2007 kur erdhi në Shqipëri e deri në momentin e ndarjes së saj të dhimbshme nga jeta, punoi me përkushtim duke dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Dëshiroj të vlerësoj, veçanërisht, bashkëpunimin e ngushtë me të, në kuadër të Presidencës çeke të BE-së”,- vijon mesazhio i ngushëllimit të kryeministrit.
Ndërkohë kryministri Berisha i ka shprehur bindjen kryministrit të Cekisë: “për vazhdimësinë e përmbushjes së angazhimeve të marra së bashku me Ambasadoren Fialkova, si shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e saj të çmuar”.
(e.m/BalkanWeb)