Taksa e re për makinat, Angjeli: Dyfishon barrën fiskale të qytetarët
TIRANE- Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për sistemin e ri të taksimit të automjeteve i cili hyri sot në fuqi. Për ish ministrin e Financave, Anastas Angjeli, sistemi i ri, edhe pse ka efekt pozitiv për ambientin do të rrisë dyfish barrën fiskale për qytetarët.
“Megjithëse nga pikëpamja proceduriale, teknike dhe ambientit, kjo taksë ka efekt pozitiv, e parë në këndvështrimin ekonomik ndaj qytetarit do të thoja që ndikimi është negativ. Me të vërtetë që ne kemi zerimin e dy taksave, atë të qarkullimit dhe doganoren, por në të njëjtën kohë nisur nga principi që duhen parë lidhur me taksat e tjera ne kemi një zëvendësim të tyre, me një taksë të re që do paguhet tek karburanti, e cila deri në fund të vitit do jetë 6 lekë/litër, ndërsa për vitin tjetër do jetë 8.4 lekë/litri.”- thotë Angjeli në një prononcim për NEWS24. Sipas tij “kjo do të shoqërohet dhe me rritjen e një sërë taksash të tjera që janë të lidhura me automjetin, sic është akciza për karburantet, akciza në disa nënprodukte të naftës e benzinës dhe në të njëjtën kohë do ketë ndikim në shërbimin e transportit urban, taksi, etj.”
Ish ministri i Financave shkon më tej kur thotë se sistemi i ri i taksimit të automjeteve do të mbushë buxhetin e shtetit pasi qytetarët do të paguajnë më shumë.
“Nga përllogaritjet, shteti merr gati dyfishin e të ardhurave që merrte më parë nga dy taksat që përdorte, (nga taksa e qarkullimit dhe doganore). Kjo do të thotë që barra fiskale mbi përdoruesin e makinës, nga parja në harmoni të këtyre taksave rritet gati dy herë.”
Ai është skeptik dhe për ndikimin që sistemi i ri i taksimit do të ketë në tregun e automjeteve pasi sipas tij shitjet nuk do të rriten.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Taksa e re e makinave, Angjeli: Do rëndojë mbi xhepin e qytetarit